Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 195 raste të reja me koronavirus nga 1,400 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Korça 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 67 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç, një qytetare nga Fieri 85 vjeçe. Krahasuar me një ditë më parë, kemi të njëjtin numër rastesh por një viktimë më shumë.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 169 pacientë ndërsa 15 prej tyre janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,065 raste aktive me COVID, ndërsa 557 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 109 në Tiranë, 9 në Gjirokastër, 8 në Durrës, nga 6 qytetarë në Fier, Divjakë, Sarandë, Berat, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 3 qytetarë në Vlorë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Kavajë, Himarë, Përmet, nga 1 qytetar në Gramsh, Dimal, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Dropull, Selenicë, Patos, Dibër, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe.
Statistika (30 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 557
Të shtruar në spitale 169
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1400
Testime totale 1,394,136
Raste pozitive 199,945
Raste të shëruara 189,784
Raste Aktive 7,065
Humbje jete 3,096
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3600
Fier 699
Gjirokastër 530
Shkodër 477
Berat 396
Durrës 388
Elbasan 309
Vlorë 221
Korçë 177
Lezhë 152
Dibër 67
Kukës 49