Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 197 raste të reja me koronavirus nga 1930 testime të kryera. Krahasuar me një ditë më parë kemi 216 raste më pak.
Fatkeqësisht, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç.
Sakaq, Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në të gjithë vendin janë 7,717 pacientë aktivë me COVID.
Në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 229 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1930 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 197 qytetarë, në këto bashki: 93 në Tiranë, 21 në Fier, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 7 në Durrës, nga 4 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Konispol, Vorë, nga 3 qytetarë Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Berat, nga 2 qytetarë në Gramsh, Elbasan, Mallakastër, nga 1 qytetar në Kukës, Kurbin, Krujë, Dibër, Bulqizë, Mat, Patos, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Peqin.
Statistika (1 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 197
Të shëruar në 24 orë 229
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1930
Testime totale 1,308,267
Raste pozitive 185,497
Raste të shëruara 174,849
Raste Aktive 7,717
Humbje jete 2,931
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3945
Fier 858
Durrës 565
Shkodër 492
Elbasan 361
Vlorë 359
Gjirokastër 293
Berat 258
Lezhë 199
Korçë 193
Kukës 119
Dibër 75