Vijon të shënojë rënie numri i infeksioneve ditore me COVID në vend, e po ashtu edhe numri viktimave. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja, nga 91 që u raportuan një ditë më parë. 2 persona kanë humbur jetën sot nga COVID, ndërsa një ditë më parë u shënuan 3 viktima.
Fatkeqësisht nuk e fituan betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç.
Ndërkohë, rastet e reja të infeksionit u regjistruan në: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 në Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i rasteve të infeksionit ka shkuar në 131,577, ndërsa raste aktive janë 13,916. Fatkeqësisht 2,408 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.
Statistika (07 Maj 2021)
Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 891
Të shtruar në spitale 104
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,728
Testime totale 652,360
Raste pozitive 131,577
Raste të shëruara 115,253
Raste Aktive 13,916
Humbje jete 2,408
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11726
Fier 408
Shkodër 353
Gjirokastër 239
Korçë 248
Durrës 224
Vlorë 215
Elbasan 136
Dibër 92
Berat 97
Kukës 80
Lezhë 98
Komente

