Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 218 raste të reja me koronavirus nga 2,008 testime të kryera. Fatkeqësisht, 9 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Shkodra 56 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 63-83 vjeç, një qytetar 74 vjeç nga Përmeti, dy qytetarë nga Fier 78 dhe 87 vjeç, një qyetetar nga Lushnja 79 vjeç dhe një qytetar nga Korça 86 vjeç.
Ndërsa në spitale po marrin trajtim mjekësor 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se 252 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,569 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 97 qytetarë në Tiranë, 13 në Berat, 11 në Fier, 9 në Lushnje, Gjirokastër, 8 në Belsh, 6 në Kurbin, 5 në Lezhë, Mallakastër, Vlorë, Përmet, 4 në Krujë, Kamëz, Sarandë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Korçë, 2 në Has, Selenicë, Elbasan, Skrapar, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Kavajë, Rroskovec, Delvinë, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Peqin, Librazhd.
Sakaq, në të gjithë vendin janë aktivë me COVID 7,993 pacientë.
Statistika (22 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 218
Të shëruar në 24 orë 252
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2008
Testime totale 1,372,360
Raste pozitive 196,611
Raste të shëruara 185,569
Raste Aktive 7,993
Humbje jete 3,049
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 4,267
Fier 684
Gjirokastër 543
Berat 471
Shkodër 444
Durrës 387
Elbasan 377
Vlorë 286
Korçë 226
Lezhë 171
Dibër 73
Kukës 64