228 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 14 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,694 raste aktive me COVID

228 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 14 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,694 raste aktive me COVID

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 228 raste të reja me koronavirus nga 1,513 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç. 

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohet, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 148 pacientë, 14 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 6,694 raste aktive me COVID ndërsa 594 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki: 110 në Tiranë, 10 në Fier, nga 9 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Berat, nga 8 qytetarë në Mallakastër, Lushnje, Durrës, nga 6 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, 4 në Skrapar, nga 3 qytetarë në Përmet, Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Lezhë, Kamëz, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Dibër, Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Malësi e Madhe. 

Statistika (1 Dhjetor 2021) 
Raste të reja ditore          228
Të shëruar në 24 orë       594
Të shtruar në spitale       148
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 1513

Testime totale              1,395,649
Raste pozitive                200,173
Raste të shëruara          190,378
Raste Aktive                      6,694
Humbje jete                      3,101

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            3373
Fier                  679
Gjirokastër     531
Shkodër          462
Berat               393
Durrës             349
Elbasan           292
Vlorë                210
Korçë               156
Lezhë               136
Dibër                 65
Kukës               48

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë