Shifra të larta infektimesh, 2,383 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 14 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Shifra të larta infektimesh, 2,383 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 14 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Urgjenca Infektive

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi. Mësohet se 2,383 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 7,634 testime të kryera.

Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana, 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 134 pacientë ndërsa 14 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë 23,593 pacientë aktivë me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të lehtë të rasteve dhe viktimave. Kujtojmë se dje u regjistruan 2,643 raste dhe 6 të vdekur.

Sakaq, në 24 orët e fundit mësohet se 1,754 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 214,633 që prej fillimit të pandemisë dy vite më parë.

Ajo çka vihet re është se Tirana mban rekord sa i përket infektimeve ndërsa pasohet nga Durrësi, Vlora, Shkodra, Fier dhe Gjirokastra.

Sa i përket rasteve të reja, infektimet në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 1,112 në Tiranë, 120 në Durrës, 112 Vlorë, 94 në Shkodër, 71 në Fier, 70 në Gjirokastër, 59 në Sarandë, 56 në Lushnje, 51 në Elbasan, 41 në Kamëz, Korçë, 34 në Lezhë, 33 në Pogradec, 32 në Berat, 29 në Patos, 28 në Krujë, 26 në Kuçovë, 23 Tepelenë, 22 në Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Kurbin, 17 në Mirditë, Gramsh, 15 në Vorë, 13 në Memaliaj, 12 në Vau i Dejës, Skrapar, Prrenjas, 11 në Divjakë, Devoll, Cërrik, 10 në Pukë, Kukës, Tropojë, Mat, Peqin, 9 në Mallakastër, 8 në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq, 7 në Malësi e Madhe, Selenicë, Librazhd, 6 në Shijak, Rroskovec, Libohovë, 5 në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Has, Delvinë, 3 në Konispol, Dimal, Belsh, 2 në Klos, Himarë, Poliçan, 1 në Dropull.

Statistika (20 Janar 2022)
Raste të reja ditore         2,383
Të shëruar në 24 orë      1,754
Të shtruar në spitale       134
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                 7,634 

Testime totale              1,605,128
Raste pozitive                 241,512
Raste të shëruara           214,633
Raste Aktive                      23,593
Humbje jete                         3,286 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            11,155 
Fier                 1,875
Elbasan          1,670
Durrës            1,632
Shkodër          1,563
Vlorë                1,419
Gjirokastër       1,135
Lezhë                883
Berat                 879
Korçë                 868
Dibër                  267
Kukës                 247

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore