Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 263 raste të reja me koronavirus nga 1,752 testime të kryera. Fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Përmeti 58 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 5,406 pacientë aktivë me COVID ndërsa 409 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 111 në Tiranë, 26 në Fier, 16 në Vlorë, 11 në Berat, 10 në Durrës, Korçë, 9 në Elbasan, 6 në Mallakastër, 5 në Kavajë, 4 në Shkodër, Krujë, Dibër, Gjirokastër, 3 në Kurbin, Shijak, Sarandë, Tepelenë, 2 në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Patos, Lushnje, Himarë, Dimal, Skrapar, Cërrik, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Këlcyrë, Memaliaj, Kuçovë, Gramsh.
Statistika (12 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 263
Të shëruar në 24 orë 409
Të shtruar në spitale 159
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,752
Testime totale 1,420,872
Raste pozitive 203,787
Raste të shëruara 195,247
Raste Aktive 5,406
Humbje jete 3,134
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2,526
Fier 653
Gjirokastër 553
Shkodër 372
Durrës 306
Elbasan 296
Berat 218
Lezhë 129
Vlorë 201
Korçë 99
Dibër 58
Kukës 36