Koronavirusi, 384 të infektuar në Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë 125 pozitiv me Covid-19

Koronavirusi, 384 të infektuar në Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë 125 pozitiv me Covid-19

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut po përgatiten për zgjerimin e kapaciteteve për pranimin e personave të prekur nga koronavirusi, numri i të cilëve rritet nga 20 - 30 në ditë. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 384. Mjekët infektologë vlerësojnë se piku i COVID-19 në vend do të ndodhë në fund të muajit prill dhe në maj.

Autoritetet shëndetësore në Shkup po përgatisin një spital fushor ngjitur me Klinikën e sëmundjeve infektive në një kohë kur pandemia e koronavirusit po prek për çdo ditë nga mbi njëzet njerëz në Maqedoninë e Veriut. Mjekët vazhdojnë ta konsiderojnë këtë si një periudhë të ngritjes lineare të numrit të të infektuarve që nuk i shkakton ngarkesë sistemit shëndetësor.

Kosovë autoritetet konfirmuan të mërkurën edhe 13 raste të të prekurve nga virusi COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 11 raste janë nga fshatin Topanicë i komunës së Kamenicës, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Gjakova. Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 125. Instituti tha se po sot janë konfirmuar 4 raste të shëruar duke cuar në 10 numrin e përgjithshëm të personave të shëruar. Deri tani Kosova ka konfirmua vetëm një rast vdekjeje nga pasojat e koronavirusit.


Lajmi kryesor:

Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki