Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 502 raste të reja me koronavirus nga 2,841 testime të kryera. Fatkeqësisht, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe dhe gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa i bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërsa 611 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 201 në Tiranë, 46 në Berat, 32 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 17 në Gjirokastër, 12 në Kamëz, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Elbasan, nga 8 qytetarë në Lezhë, Krujë, Pogradec, nga 7 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Sarandë, Roskovec, nga 4 qytetarë në Kukës, Tropojë, Korçë, Dimal, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mat, Vorë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Mirditë, Kurbin, Shijak, Himarë, Përmet, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Poliçan, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Patos, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë.
Ajo çka vihet re është së Tirana kryeson me numrin e infektimeve, duke u pasuar nga Berati, Fieri, Durrësi dhe Shkodra.
Statistika (19 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 502
Të shëruar në 24 orë 611
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2841
Testime totale 1,364,952
Raste pozitive 195,523
Raste të shëruara 184,247
Raste Aktive 8,247
Humbje jete 3,029
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 4426
Fier 726
Gjirokastër 521
Berat 456
Shkodër 451
Durrës 450
Vlorë 339
Elbasan 350
Korçë 222
Lezhë 173
Dibër 70
Kukës 63