Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 547 raste të reja me koronavirus nga 5,639 testime të kryera. Fatkeqësisht, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Gramshi 64 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Durrësi 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç dhe një qytetar nga Lushnja 88 vjeç.
298 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,181 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjithë vendin mësohet se janë 5,506 raste aktive me COVID.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 90 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Sa i përket infektimeve, Tirana vijon të kryesojë ndërsa pasohet nga Durrësi, Saranda, Fieri dhe Vlora.
Rastet në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 239 në Tiranë, 30 në Durrës, 28 në Sarandë, 25 në Fier, 18 në Vlorë, 16 në Elbasan, 14 në Lushnje, nga 12 qytetarë në Tepelenë, Shkodër, nga 10 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Korçë, Mallakastër, 8 në Patos, nga 7 qytetarë në Mat, Divjakë, Gjirokastër, Skrapar, nga 5 qytetarë në Himarë, Krujë, Shijak, Mirditë, Pukë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Këlcyrë, Kuçovë, Peqin, nga 3 qytetarë në Cerrik, Devoll, Selenicë, Dibër, Vorë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Berat, Maliq, Memaliaj, Përmet, Konispol, Delvinë, Tropojë.
Statistika (29 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 547
Të shëruar në 24 orë 298
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 5639
Testime totale 1,473,154
Raste pozitive 208,899
Raste të shëruara 200,181
Raste Aktive 5,506
Humbje jete 3,212
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2572
Fier 642
Durrës 473
Shkodër 374
Elbasan 331
Vlorë 324
Berat 209
Gjirokastër 154
Lezhë 158
Korçë 101
Kukës 79
Dibër 89