Koronavirusi/ 568 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit, 14 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Koronavirusi/ 568 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit, 14 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 568 raste të reja me koronavirus nga 2659 testime të kryera.

Fatkeqësisht, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.

Më konkretisht bëhet fjalë për tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç, një qytetare nga Dibra 71 vjeçe. 

Sakaq, në të gjithë vendin bëhet me dije se janë 8,059 raste aktive me koronavirus.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 398 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë. 

Në spitalet COVID mësohet se po marrin trajtim spitalor 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Sa i përket infektimeve, ato u regjistruan në këto bashki; 299 në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnje, 15 në Kamëz, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Tepelenë, Këlcyrë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Korçë, Devoll, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Klos, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak, Tropojë, Has, Kukës, Malësi e Madhe. 

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë
Statistika (7 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          568
Të shëruar në 24 orë       398
Të shtruar në spitale       184
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 2659

Testime totale              1,328,650
Raste pozitive                189,125
Raste të shëruara            178,111
Raste Aktive                     8059
Humbje jete                      2,955

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           4181
Fier                 841
Shkodër           492
Durrës             481
Vlorë               451
Gjirokastër      366
Elbasan           348
Berat               290
Korçë              235
Lezhë              183
Kukës              111
Dibër                 80

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali