Sot në vend 571 të infektuar me COVID dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

Sot në vend 571 të infektuar me COVID dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 571 raste të reja me koronavirus nga 4132 testime të kryera.

Fatkeqësisht, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Berati 64 vjeç, një qytetare nga Elbani 77 vjeçe, një qytetare nga Memaliaj 86 vjeçe. 

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se aktualisht janë 7,763 pacientë aktivë me koronavirus.

Ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim spitalor 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Sipas raportimeve, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 639 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket rasteve të reja, ato u regjistruan në këto bashki; 277 në Tiranë, 27 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Kamëz, Vlorë, 16 në Gjirokastër, 15 në Sarandë, nga 14 qytetarë në Durrës, Korçë, Elbasan, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Lezhë, Lushnje, 8 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kavajë, Mat, 6 në Mirditë, nga 5 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 4 në Vorë, nga 3 qytetarë në Librazhd, Gramsh, Belsh, Cerrik, Dimal, Përmet, Dropull, Kurbin, Tropojë, nga 2 qytetarë në Kukës, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Kolonjë, Devoll, Pogradec, Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë
Statistika (3 Nëntor 2021) 
Raste të reja ditore          571
Të shëruar në 24 orë       639
Të shtruar në spitale       170
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 4132 

Testime totale              1,315,672
Raste pozitive                186,793
Raste të shëruara           176,090
Raste Aktive                     7,763
Humbje jete                      2,940

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           4044
Fier                 790
Durrës            505
Shkodër         500
Vlorë               418
Elbasan          348
Gjirokastër      328
Berat               261
Korçë              198
Lezhë              181
Kukës              116
Dibër                 74

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali