Koronavirusi/ 616 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Koronavirusi/ 616 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Spitali Infektiv në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 616 raste të reja me koronavirus nga 3,218 testime të kryera.

Fatkeqësisht, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Krahasuar me një ditë më parë, kemi 3 viktima më shumë.

Më konkretisht bëhet fjalë për tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohet kundër COVID, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. 

Ndërsa 543 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 289 në Tiranë, 29 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Fier, 26 në Korçë, 19 në Shkodër, 16 në Gjirokastër, nga 15 qytetarë në Elbasan, Sarandë, 14 në Vlorë, 11 në Kuçovë, nga 10 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, 7 në Roskovec, nga 6 qytetarë në Lushnje, Kolonjë, Dimal, nga 5 qytetarë në Patos, Kavajë, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 3 qytetarë në Himarë, Vorë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Shijak, Libohovë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Belsh, Devoll, Këlcyrë, Delvinë, Divjakë, Mirditë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës. 

Statistika (17 Nëntor 2021) 
Raste të reja ditore         616
Të shëruar në 24 orë       543
Të shtruar në spitale       164
Humbje jete në 24 orë     10
Testime ditore                 3218 

Testime totale              1,359,147
Raste pozitive                194,472
Raste të shëruara            183,078
Raste Aktive                     8,380
Humbje jete                      3,014

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           4462
Fier                761
Gjirokastër      492
Shkodër         471
Berat               447
Durrës             446
Vlorë                397
Elbasan            336
Korçë              245
Lezhë              175
Dibër                76
Kukës              72

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë