Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 625 raste të reja me koronavirus nga 3,230 testime të kryera.
Fatkeqësisht, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë në vend, teksa apelon qytetarët që të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Më tej bëhet me dije se aktualisht në të gjithë vendin janë 8,233 raste aktive me koronavirus ndërsa 579 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki;322 në Tiranë, 28 në Fier, 25 në Berat, 23 në Vlorë, 16 në Durrës, Elbasan, 15 në Kamëz, 13 në Gjirokastër, 11 në Krujë, Lushnje, 10 në Sarandë, 9 në Patos, 8 në Kurbin, Pogradec, Dimal, Kuçovë, 7 në Shkodër, Divjakë, Mallakastër, 6 në Kavajë, Korçë, Kolonjë, Librazhd, 5 në Peqin, 4 në Lezhë, Vorë, Libohovë, Gramsh, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Vau i Dejës, Dibër, Roskovec, Kelcyrë, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dropull, Skrapar, Poliçan, Cerrik.
Statistika (11 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 625
Të shëruar në 24 orë 579
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,230
Testime totale 1,340,830
Raste pozitive 191,440
Raste të shëruara 180,229
Raste Aktive 8,233
Humbje jete 2,978
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 4301
Fier 852
Shkodër 456
Vlorë 462
Durrës 441
Gjirokastër 414
Elbasan 334
Berat 367
Korçë 241
Lezhë 197
Dibër 89
Kukës 79