TIRANE-Ambasada e SHBA-së në Shqipëri në një postim në faqen zyrtare e vlerëson javën që u mbyll si të vështirë, por thekson se lajmi i mirë është fakti që po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve.
"Ka qenë një javë e vështirë - por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.
Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore - por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju' shkruhet në postimin e selisë diplomatike të SHBA-së në Tiranë..
Pas ambasadës së SHBA-së, edhe drejtuesi i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka postuar mesazhin në Twitter duke u kërkuar të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat. "Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat kundër Covid19. Mesazh i përbashkët nga organizata ndërkombëtare & partnerë zhvillimi në Shqipëri".