Koronavirusi dhe kufiri i mbyllur nuk ndalin dashurinë e një çifti 80-vjeçar

Koronavirusi dhe kufiri i mbyllur nuk ndalin dashurinë e një çifti 80-vjeçar

"Shëndet për dashurinë", është kjo dollia që ngrejnë Inga dhe Karsten para barrierës që ndan kufirin mes Danimarkës nga Gjermanisë. Ai shkon në kufi me biçikletë, ajo me makinë. Pastaj vendosin karriget përballë njëri-tjetrit dhe kalojnë ca kohë së bashku. Kufiri midis Gjermanisë dhe Danimarkës u mbyll dy javë më parë për shkak të pandemisë. Por këta dy të moshuar nuk ka asgjë që t’i ndalojë.

Inga Rasmussen, 85 vjeçe, dhe Karsten Tüchsen Hansen, 89 vjeç, takohen në postën kufitar të Aventoft.

Ishte Kryetari i bashkisë së qytetit Tonder ai që tregoi historinë e tyre në Facebook dhe që u bë virale.  

Në pasdite ata ulen përballë njëri tjetrit, secili në anën e vet, dhe bisedojnë, ai me një gotë pije alkolike përpara kurse ajo me kafe.

"Unë nuk mund të pi sepse duhet të vozis makinën," thotë Inga

Karsten jeton në Süderlügum, në Gjermani, Inga, në qytetin danez të Gallehus. Ata u takuan dy vjet më pare. Pastaj erdhi koronavirusi.

"Është e trishtueshme, por ne nuk mund t'i ndryshojmë gjërat," thotë Inga.

Në Pashkë ata shpresojnë të jenë përsëri bashkë. Ata kanë shumë plane për të ardhmen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri

DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri