Koronavirusi, Donald Trump vë në dyshim të dhënat e Kinës për Covid-19

Koronavirusi, Donald Trump vë në dyshim të dhënat e Kinës për Covid-19

Presidenti amerikan Donald Trump vuri në dyshim saktësinë e të dhënave zyrtare të dhëna nga Kina për epideminë e koronavirusit, disa orë pasi ligjvënësit amerikanë akuzuan Pekinin për fshehjen e tyre, duke cituar një raport të inteligjencës.

"Si mund ta dime se shifrat e tyre janë të sakta?” - pyeti Trump në konferencën për shtyp. "Numrat e tyre duket se janë shumë të ulët." – shtoi Trump.

Presideti gjithashtu tha se "marrëdhënia me Kinën është e mirë" dhe se ai i ka qëndruar pranë Presidentit kinez Xi Jinping. Sidoqoftë, polemika mbi transparencën e Pekinit ka sfiduar ashpër lidhjet midis dy vendeve.

Trumpa tha gjithashtu se vendi do të përballet me dy javë të tmerrshme.

"Ne po përgatitemi për më të keqen, sepse për fat të keq drejt asaj po shkojmë.

Megjithatë manjati më pas u përpoq të ngjallë optimizëm teksa tha se

“Ekonomia amerikane do të ketë një rimëkëmbje të madhe”, duke kujtuar planin gjigand ekonomik që ai ka propozuar.

SHBA numri i vdekjeve në 24 orët e fundit ishte 884, një rekord i ri për vendit kurse numri i të infektuarve është rritur në rreth 217 mijë për një total vdekjesh më shumë se 5100.


Lajmi kryesor:

Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova! Falsifikoi diplomën, mohoi edhe bashkëjetuesen

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova! Falsifikoi diplomën, mohoi edhe bashkëjetuesen