Koronavirusi, harta e vendeve europiane dhe aziatike ku janë konstatuar të infektuarit

Koronavirusi, harta e vendeve europiane dhe aziatike ku janë konstatuar të infektuarit

Koronavirusi është përhapur në të paktën 27 vende dhe territore të tjera, por deri më tani ka pasur vetëm dy vdekje jashtë Kinës kontinentale, në Filipinet dhe Hong Kong.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së paralajmëroi sot se virusi i transmetuar nga njerëz që nuk kanë qenë në Kinë mund të jetë "maja e ajsbergut".

Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë botën po rritet, qytetarët e BE-së të riatdhesuar nga Wuhan dhe provincinia e Hubei janë mbyllur në qendrat e karantinës në të gjithë Europën për të shmangur përhapjen e mëtejshme të infeksionit në mes të popullatës.

97 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin e  vdekjeve në Kinë në 910, ndërsa rastet e të infektuarve kanë tejkaluar shifrën 40,000 (40.547).

Numri i përgjithshëm i atyre që mbahen nën vëzhgim që kanë paraqitur të paktën një simptomë të infeksionit ka shkuar në 188 000 kurse mbi 3000 konsiderohen të shëruar dhe kanë dalë nga spitalet.

Sidoqoftë, epidemia vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Më shumë se 330 raste të infektimit janë konfirmuar në rreth tridhjetë vende dhe territore. 

Pesë raste të reja janë identifikuar si të prekur nga virusi në Francë, duke e çuar në 11 numrin e të infektuarve. Dy shkolla u mbyllën në Savojën franceze, pas konfirmimit që një nxënës 9-vjeçar i shkollës rezultoi pozitiv për testin e koronavirusit.

Në Britani është konfirmuar rasti i katërt me koronavirus, 14 në Gjermani, 12 prej të cilëve në rajonin e Bavarisë kurse Spanja ka konfirmuar rastin e dytë, i pari në ishujt Kanarie dhe i dyti në Palma de Mallorca.


Lajmi kryesor:

Bilanc lufte në Kinë ai i epidemisë prej koronavirusit, 910 viktima, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40,000 (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion

Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion