Italia ia kalon Kinës me viktimat! 427 të vdekur në 24 orë! Trump: Koronavirusin do ta luftojmë me ilaçin e malaries! (VIDEO)

Vazhdojnë ditët e pandemisë, ditët kur numri i vdekjeve është ende i lartë, kur shoqëritë perëndimore, simbole të lirisë kanë mbyllur disa prej lirive të tregut të lirë, kanë mbyllur shkollat dhe kanë limituar lëvizjet e njerëzve, siç po ndodh në Itali, Spanjë dhe Francë.

Shtetet po bien si mizat në të gjitha gjerësitë dhe gjatësitë gjeografike dhe po shpallin gjendje të jashtëzakonshme si në Zvicër, Kazakistan, Armeni. Kufijtë janë mbyllur në Tunizi, Kili dhe Kolumbi. Kanadaja është mbyllur për të gjithë, përveç shtetasve amerikanë.

Prej tre ditësh është e pamundur të kalosh kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian dhe kufijtë po shumohen madje edhe brenda kontinentit të vjetër, ku janë mbyllur Austria, Hungaria, Gjermania dhe Spanja. 

Ndërsa qeveria italiane përmes dekretit ‘Kurohet Italia’ ka hapur zjarr” ndaj epidemisë së koronavirusit dhe në mbështetje të ekonomisë, biznesit, punës dhe familjeve të prekura edhe ato nga pasojat e infeksionit, numri i viktimave vazhdon të rritet si dhe numri i të shëruarve, kurse numri i të testuarve pozitiv ka tendencë stacionare.

Guvernatori i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana ka deklaruar se ditët kur me mirësjellje iu drejtuam njerëzve apelin për të qendruar në shtëpi kanë mbaruar dhe se tani e tutje autoritetet e ligjit do të tregohen më agresivë, duke mos përjashtuar bllokimin total të lëvizjeve.

Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora deklaroi se ‘nëse thirrja për të qëndruar në shtëpi nuk dëgjohet, qeveria do jetë e detyruar të bëjë ndalim edhe të aktiviteteve në natyrë. Sanksione të forta financiare, deri dhe pezullim aktiviteti janë ushtruar gjithashtu ndaj binneseve që janë gjetur në shkelje të ligjit të emergjencës shëndetësore. 

Pas shumë vitesh shkurtime në shpenzimet e kujdesit shëndetësor, emergjenca e koronavirusit po i detyron qeveritë në të gjithë Europën të bëjnë kthesa të mprehta.

Në Itali, për shembull, pas dhjetë vitesh shtrëngimi financiar në sektorin e shëndetësisë gjatë të cilave janë shkurtuar 25 mijë shtretër spitalorë, qeveria Conte tani po planifikon të rrisë numrin e shtretërve të kujdesit intensiv në më shumë se 6000 në një muaj të vetëm, ose 20 përqind më shumë, krahasuar me fillimin e krizës.

Në Francë, ku Presidenti Macron foli për "një vend në luftë" kundër përhapjes së epidemisë nga koronavirusi, nga njësi të specializuara të ushtrisë po përgatiten shtretër të rinj të pajisur për terapi respiratore.

Në Spanjë, ka 4627 njësi të kujdesit intensiv, 260 prej të cilave janë të okupuar nga pacientë me koronavirus. Në Madrid fotografia më e vështirë: 680 shtretër dhe 180 pacientë të infektuar me koronavirus. Me këta numra, sipas ekspertëve, sistemi shëndetësorë pritet të shembet. Për këtë arsye, qeveria rajonale ka shpallur një program për të sjellë të paktën 1000 shtretër për terapi respiratore.

Paterica financiare është e madhe në SHBA pasi edhe goditja që ka nisur të japë në ekonomi koronavirusi është e fortë. Administrata e presidentit Donald Trump ka armatosur bazukën e saj fiskale dhe ka planifikuar 1.2 trilion dollarë për të mbështetur ekonominë, bizneset dhe profesionistët. 

Në Britaninë e Madhe kryeministri Boris Johnson ka premtuar injektimin në ekonomi dhe në mbeshtetje të familjeve të rreth 330 miliardë paund. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
427 të vdekur në 24 orë! Italia ia kalon Kinës me viktimat! Rriten shpresat, 4 440 të shëruar, 415 brenda në një ditë

1584099927_koronavirusi.jpg

Italia vijon të ketë viktima në numër tepër të lartë nga koronavirusit duke ia kaluar edhe Kinës, që mbante vendin e parë për numër viktimat. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 427 persona të vdekur duke e çuar numrin total të viktima në 3 405. Në Kinë, viktimat e regjistruara deri më tani janë 3,245.  

Megjithatë edhe numri i personave që po shëron nga ky virus është në rritje, ku 415 të infektuar u shëruan duke e çuar numrin total të rimëkëmburve nga virusi korona në  4 440 njerëz.

Deri tani ka 33.190 pacientë me koronavirus në Itali, një rritje prej 4,480 krahasuar me një ditë më parë.

Ora 18:20
Iran, çdo 10 minuta vdes një person nga koronavirusi

Irani është vendi i tretë në botë më i prekura nga koronavirusi pas Kinës she Italisë. Gjendja në këtë shtet shfaqet e rëndë ku numri i viktimave dhe të infektuarave brenda 24 orëve është tepër i lartë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 149 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 1.284. ndërsa të infektuarit gjatë ditës së fundit janë 1,046 raste të reja.

Sipas këtyre shifrave ministria e Shëndetësisë tha se koronavirusi vret një person çdo 10 minuta. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur tha se 50 njerëz infektohen nga virusi çdo orë, duke e bërë situatën mjaft të vështirë.

Si pjesë e masave kundër covid 19 qeveria ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve dhe ndaloi tubimet sportive, kulturore dhe fetare. Ajo ka mbyllur gjithashtu katër faltore të shenjta shiite. Autoritetet u kërkuan njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet gjatë periudhës së pushimeve për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së infeksionit.

Ora 17:56
Trump aprovon ilaçin kundër malarjes për të luftuar koronavirusin: Do ta kemi të gatshëm menjëherë!

1584204100_trump1.jpg

Administrata e Trump ka aprovuar përdorimin e ilaçeve kundër malarjes për të luftuar koronavirusin.

 Presidenti amerikan e tha këtë gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë.

"Ne do të jemi në gjendje ta bëjmë të gatshëm këtë ilaç pothuajse menjëherë", tha Trump, duke theksuar se normalisht do të duheshin muaj për një aprovim të tillë.

Ora 17:17
'Unë qëndroj në punë për ju, juve qëndroni në shtëpi për ne', mjekët nga e gjithë bota u bëjnë thirrje qytetarëve (FOTO)

Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirust tani është një 218.824, mjekët janë në vijën e rrezikut.

Spitalet tani përballen me një betejë me kohën, ku pajisjet, furnizimet dhe anëtarët e stafit të trajnuar po varfërohen çdo ditë.

Pa mjekët, beteja do të humbiste menjëherë. 

Kështu që është e trishtueshme që t'i shohësh ata duke qarë mbi njerëz që e kanë luksin të qëndrojnë në shtëpi e për të shpëtuar veten e të afërmit e tyre.

Bluzat e bardha bashkohen në një lutje globale që të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.

Mendoni për këtë, ndërsa të gjithë jemi shtirë në shtëpi  nën një batanije të madhe, duke ngrënë biskota me çokollatë. 

Për të kuptuar rëndësinë jetike të qëndrimit në shtëpi, Bored Panda foli me Dr. Leana Wen, një profesor në Universitetin George Washington nga fushata "Qëndro në shtëpi: shpëto jetën".

Mjeku i urgjencës Leana Wen tha se aktualisht po përballemi me krizën më të madhe të shëndetit publik të jetës sonë. 

Por ne nuk jemi të pafuqishëm kundër virusit: ka gjëra që mund të bëjmë”, është shprehur ai. 

"Nëse mundeni, qëndroni në shtëpi!" 

Leana Wen është anëtar i fushatës “Stay Home: Save Lives”, e cila bashkon profesionistët e shqetësuar të kujdesit shëndetësor duke rritur ndërgjegjësimin dhe domosdoshmërinë për të qëndruar në shtëpi dhe t'i lënë mjekët të bëjnë punën e tyre. 

Ora 16:58
Koronavirusi/Itali, drejt zgjatjes së afatit të mbylljes së shkollave. Po maturantët?

Ministrja e Arsimit në Itali, Lucia Azzolina tha se me shumë mundësi shkollat nuk do të hapen më 3 prill. Ajo ftoi të gjithë qytetarët "për përgjegjësi maksimale" duke sqaruar se ende nuk është e mundur të "jepet një datë tjetër për hapjen" e shkollave.

"E gjitha varet nga evolucioni i këtyre ditëve, nga skenari epidemiologjik - tha ajo - ne do t'i rihapim shkollat ​​vetëm kur të kemi siguri absolute".

Po maturantët?

Masat për maturantët varen nga për sa kohë shkolla do të mbeten të mbyllura. Ne po mendojmë për skenarë të ndryshëm të mundshëm.

A do të ketë zgjatje të vitit shkollor?

Për mundësinë që do të zgjatet fundi i vitit shkollor, Azzolina sqaroi se do të varet "nga mënyra se si shkon mësimi në distancë: nëse funksionon, nuk kemi asnjë arsye për të zgjatur vitin shkollor.

Kryeminstri, Giuseppe Conte, tha për “Corriere della Sera” se masat si mbyllja e shkollave, universiteteve dhe ndalimi i lëvizjes, do të zgjaten.  

“Bllokada e plotë do të vazhdojë”, tha Conte. Komentet e tij konfirmojnë spekulimet se qeveria do të ruajë masat strikte, ndërkohë që përhapja e Covid-19 në Itali po përkeqësohet.  

Ora 16:43
SHBA/ Mbi 9400 të infektuar nga koronavirusi, 150 viktima

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 9,400 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin nga mëse 7,000 një ditë më parë. Të paktën 150 kanë vdekur, një rritje prej rreth 40 për qind nga shifrat e publikuara të mërkurën. Sipas të dhënave, 106 janë personat e shëruar.

Disa ekspertë thonë se shifra e të infektuarve mund të jetë shumë më e lartë, pasi testimet që bëhen janë shumë pak.

Shteti i Nju Jorkut testoi gjatë natës 8,000 njerëz për koronavirus, grupi më i madh i të ekzaminuarve deri tani në Shtetet e Bashkuara. Guvernatori Andrew Cuomo tha të enjten se ka të ngjarë që ky testim masiv të çojë në një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus, pasi të jenë marrë rezultatet.

Më shumë se 3,000 nga numri i përgjithshëm i të konfirmuarve me koronavirus në SHBA janë në shtetin e Nju Jorkut. Numri i vërtetë mund të jetë 10 herë më i lartë se kaq, tha guvernatori.

Ekspertët amerikanë të shëndetësisë druhen se SHBA janë në një trajektore të ngjashme si Italia, vendi më i goditur në Evropë, ku qeveria raportoi një rekord prej 475 vdekjesh vetëm të Mërkurën.

Shefi i emergjencave në një nga spitalet më të mëdha të Nju Jorkut, Dr. Robert Femia, këshillon njerëzit që së pari të bisedojnë me mjekun me mjete telemjeksore, përmes videos, për të mos i mbingarkuar spitalet, të cilat kanë mungesa të ndjeshme pajisjesh, si respiratorë, për të përballuar koronavirusin. Disa spitale thonë se pajisjet u mjaftojnë vetëm për disa ditë në rast të një mbingarkese.

Qeveria amerikane po përgatitet për një pandemi që mund të zgjasë deri në 18 muaj ose më shumë dhe “të përfshijë disa valë përhapjeje”, tha rrjeti CNN, i cili citonte një raport të ri.

Ndërkohë, dy anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, Mario Diaz-Balart nga Florida dhe Ben McAdams i shtetit Utah janë ligjvënësit e parë që testuan pozitivisht për koronavirusin.

Mjekët janë në kontakt me ligjvënësit për të gjetur se me cilët njerëz të tjerë brenda selisë së Kongresit kanë kontaktuar ata dhe që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit

Ora 16:25
Koronavirusi, mbi 700 të vdekur në Spanjë. Në Madrid një hotel shndërrohet në spital

Spanja mbetet e goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit. Sipas ‘El Mundo’, në vend ka më shumë se 760 viktima, të cilët janë rritur me 30% në 24 orë, ndërsa të infektuarit janë më shumë se 17,000.

Zonat më të prekura - shpjegon gazeta - janë Madridi, me mbi 6 mijë raste dhe mbi 490 vdekje si dhe Katalonja, me më shumë se 2700 infeksione dhe 55 vdekje.

Një hotel në Madrid është shndërruar në spital ku do të trajtohen raste më pak të rënda të koronavirusit që nuk kërkojnë shtrimin domosdoshmërisht në spital.

Në Madrid një viktimë çdo 16 minuta. Sipas ‘El Pais’, në spitalet e Madridit ka një viktimë çdo 16 minuta.

Ndërkohë, Spanja gjithashtu ka bërë kërkesë për mbështetje nga ana e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile për materiale mbrojtëse shëndetësore. Lajmi u konfirmua nga Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic.

Ora 15:53
Koronavirusi/Bashkimi Europian: Michel Barnier testohet pozitiv për Covid-19. I infektuar edhe princi Albert i Monako-s

Kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier, ka njoftuar se është pozitiv për Covid-19.

"Në këtë krizë serioze që ka prekur gjithë botën dhe Europën në veçanti, unë dua t'ju komunikoj personalisht që dje u testova pozitive për koronavirusin: Ndihem mirë, morali është i mirë dhe duhet të qëndroj në shtëpi".

Në institucionet europiane, ka shumë raste të infeksionit. Edhe Presidenti i Parlamentit Europian, Sassoli, dhe Nënkryetari i Komisionit Europian, Timmermans, janë vendosur në karantinë paraprake.

Koronavirusi ka prekur edhe njerëz të tjerë famshëm. Mes atyre që u godit sot nga infeksioni është edhe Princi Albert II i Monakos. Vetë Princi e bëri të njohur lajmin, duke thënë se "gjendja e tij shëndetësore nuk është shqetësuese". 

Ora 15:42
Pas bilanceve dramatike, një lajm i mirë vjen nga Italia - i infektuari shërohet me Remdesivir

Një lajm i mirë vjen nga Italia. Një nga shumë të infektuarit me koronavirus është shëruar, pasi eshtë trajtuar me ilaçin eksperimental “Remdesivir”.

“Kemi pacientin e parë që është shëruar pasi është trajtuar me ilaçin eksperimental”, ka deklaruar Matteo Basetti, drejtori i klinikës infektive në spitalin San Martino në Genoa të Italisë.

Trajtimi i 79-vjeçarit kishte filluar më 7 mars, kurse gjatë dy testeve të bëra së fundmi për koronavirus ka rezultuar negativ.

Basetti njoftoi se pacienti së shpejti do të rikthehet në Lombardi. Ai theksoi gjithashtu se ka pacientë tjerë që janë duke u trajtuar me këtë lloj ilaçi, dhe se ata janë të kënaqur më rezultatin.

Nga ana tjetër ministria italiane e Shëndetësisë ka miratuar testimin në kafshë me vaksinën e parë kundër koronavirusit.

Vaksina testuese është zhvilluar në laboratorin e kompanisë “Takis”, dhe është vaksina e parë testuese në Evropë.

Pasi u përmend disa herë si një trajtim efektiv për të luftuar infeksionin e Covid 19, hidroksilklorina, ilaçi që përdoret prej vitesh kundër malaries, duket se ka ndezur shpresën për shërim edhe për pacientët të infektuar më seriozë.

Sipas një studimi të spitalit universitar në Marsejë në Paris,  75% e pacientëve të trajtuar me këtë medikament pas gjashtë ditësh dalin negativ në testin e tamponit.

Por sipas OBSH, deri më tani, asnjë ilaç antiviral nuk ka treguar se është efektiv kundër koronavirusit.

Shkencëtarë nga Parisi dhe Nju Jorku kanë filluar tashmë testimin e dhjetra ilaçeve kundër mostrave të koronavirusit dhe po përgatiten të publikojnë rezultatet e tyre këtë javë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH tha se "ky koronavirus paraqet një kërcënim të paparë për botën. Ai duartrokiti mjekët dhe infermierët italianë që janë në vijën e parë të luftës kundër infeksionit.

Ai e ka quajtur mrekulli faktin e numrit të lartë të atyrë që dalin me jetë nga kujdesi intensiv dhe ka vlerësuar forcën dhe guximin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor italian.

Ora 15:15
Vazhdon paniku në Britani, radhë të gjata dhe rafte bosh në supermarkete

Vazhdon paniku në Britaninë e Madhe. Tepër të frikësuar nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, britanikët kanë rendur nëpër supermarkte për të bërë furnizimet.

Me masat e reja që po vihen në zbatim, shqetësimi është i madh se mos njerëzit ngelen pa ushqime dhe pa artikuj të tjerë me rëndësi.

Nisur nga kjo, qeveria britanike po mendon që të lehtësojë ligjet, në ndihmë të supermarketeve kryesore.

Ndërkohë që kompanitë kanë vendosur që të racionojnë artikujt, për t’i dhënë mundëso të gjithë njerëzve që të blejnë.

Deri më tani, në Britani kanë humbur jetën 104 persona kurse numri i të infektuarve është rritur në 2644.

Kryeministri Boris Johnson ka premtuar injektimin në ekonomi dhe në mbeshtetje të familjeve të rreth 330 miliardë paund dhe në fundjavë ka urdhëruar mbylljen e shkollave.

Mediat britanike raportojnë si disa anëtarë të stafit të zyrës së kryeministrit Boris Johnson janë vetizoluar pasi shfaqën simptoma të koronavirusit. Sipas raportimeve, personat që janë vendosur në izolim kanë qenë në kontakte të ngushta me kreun e qeverisë.

Anëtarëve të stafit iu është kërkuar të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë nëse jetojnë vetëm dhe 14 ditë nëse jetojnë me të tjerë.

Ngjarja vjen dy ditë pasi epidemiologu, Neil Ferguson deklaroi se shfaqi simptoma të virusi pasi kaloi disa kohë në Downing Street të hënën. Ai e cilësoi qendrën e Londrës si zonën e “nxehtë” për përhapjen e Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Nadine Dorries ishte anëtarja e parë e qeverisë që rezultoi e prekur nga virusi javën e kaluar, anëtari i dytë ishte sekretari i Kulturës, Oliver Dowden, i cili gjithashtu është vetizoluar.

Ora 15:12
Koronavirusi/Itali, priten rregulla të reja për supermarketet dhe sportet në natyrë

Masa të reja radikale mund të shpallen në fundjavë nga qeveria italiane e kryeministrit Giuseppe Conte në përpjekje për të frenuar epideminë e koronavirusit.

Sipas mediave italiane masat e reja që mund të merren përfshijnë- ndalimin e praktikimit të sporteve në natyrë, shëtitjet jo të destinuara për blerje, për punë dhe për arsye shëndetësore. Supermarketet do të reduktojnë oraret e shërbimit. Gjatë javës mendohet që ato të jenë të hapura deri në orën 19 kurse në fundjavë deri në orën 15. Do shtohen kontrollet në rrugë dhe parqe nga Ministria e Brendshme si dhe do shtohen kontrollet te personat e detyruar të futen në karantinë. 

Masat e reja vijnë në një kohë kur Guvernatori i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana deklaroi dje se ditët kur ‘me mirësjellje iu drejtuam njerëzve apelin për të qendruar në shtëpi kanë mbaruar dhe se tani e tutje autoritetet e ligjit do të tregohen më agresivë, duke mos përjashtuar bllokimin total të lëvizjeve’ kurse Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora ka deklaruar se qeveria do jetë e detyruar të bëjë ndalim edhe të aktiviteteve në natyrë.

Ndërkohë sanksione të forta janë ushtruar jo vetëm ndaj personave që shkelin rregullat e përcaktuara por gjithashtu edhe ndaj bizneseve që janë gjetur në shkelje të ligjit të emergjencës shëndetësore.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar zgjatjen e afatit të mbylljes së shkollave dhe aktivitetit të disa bizneseve. Në një intervistë për Corriere della Sera për emergjencën e koronavirusit, Conte tha se është e pamundur tani për tani rikthimi në jetën normale. Ai tha se edhe kur numri i të infektuarve të filloj të ulet të paktën në përqindje, shpresojmë në pak ditë, ne nuk do të jemi në gjendje të kthehemi menjëherë në jetën tonë të mëparshme.

Kryeministri Conte tha se ai do të këshillohet me komitetin shkencor, i ngritur pranë qeverisë, përpara çdo veprimi që do të ndërmarrë.

Ora 13:54
Koronavirusi nuk u krijua në laborator. Studimi dhe prova që hedh poshtë lajmet e rreme

Koronavirusi është rezultat i evolucionit natyror të viruseve të tjerë të së njëjtës familje dhe jo një produkt laboratorik ose inxhinierie gjenetike (d.m.th. jo i bërë nga njeriu duke manipuluar gjenet virale në një tub prove në laborator) - kjo është deklaruar nga një grup shkencëtarësh dhe nga një studim mbi gjenomet e SARS-CoV-2 dhe viruset e përafërta dhe i botuar në revistën ‘Nature Medicine’.

"Duke krahasuar të dhënat gjenetike të disponueshme aktualisht për lloje të ndryshme të koronavirusit, ne kemi përcaktuar me saktësi se SARS-CoV-2 e ka origjinën te proceset natyrore" - thotë Kristian Andersen, nga Institutit të Kërkimeve ‘Scripps’.

Sipas Financial Times “Tashmë është vërtetuar se pas lajmeve të rreme kryesisht qëndron Rusia, prej nga kanë dalë lajme të tilla si vitamina C, ushqimet e nxehta dhe hudhrat luftojnë infeksionin e koronavirusit”.

Koronavirusi, pandemia e Covid-19. Situata

Epidemia e Covid-19 në Itali dhe në pjesën tjetër të botës po vazhdon. Në Itali të infektuarit janë mbi 30 mijë kurse të vdekur më shumë se tre mijë.

Emergjenca ka gjunjëzuar rajonet në veri të vendit, veçanërisht Lombardinë. Italia është vendi më i prekur pas Kinës dhe gjithashtu ai që ishte i pari në Perëndim që vendosi masa të jashtëzakonshme, duke vendosur të mbyllë të gjitha bizneset jo thelbësore dhe duke i kërkuar popullatës të kufizojë udhëtimet. Një model që kanë filluar ta imitojnë edhe vende të tjera në të gjithë botën.

Koronavirusi, të karantinuarit monitorohen me anë të byzylykut elektronik

Autoritetet shëndetësore të Hong Kong-ut kanë konfirmuar se ata janë duke përdorur byzylyk elektronikë për të monitoruar personat e vendosur në karantinë

Hong Kongu ka vendosur një karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit. Rrathë elektronikë janë duke u përdorur në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e epidemisë së COVID-19.

Autoritetet në vend kanë deklaruar se byzylyku ​​elektronik nuk mund të hiqet nga personi që e mban dhe shërben vetëm për tu siguruar që njerëzit në karantinë nuk po e shkelin atë. Kushdo që kundërshton këtë masë ose bën deklarime të rreme rrezikon një gjobë prej 5000 dollarë deri 6 muaj burg.

Metropoli, i cili strehon 7 milion njerëz praktikisht në një cope të vetme toke dhe ka lidhje të ngushta me Kinën, ka regjistruar vetëm 193 raste të infeksionit dhe 4 vdekje. Modeli i përgjigjes së autoriteteve ndaj epidemisë – I mbështetur nga përvoja e fituar gjatë epidemisë së SARS në vitin 2003 - është vlerësuar publikisht nga OBSH.

Ora 13:36
Epidemia e koronavirusit, fotot e qyteteve fantazmë në të gjithë botën

Qytetet dhe metropolet po zbrazen gjithnjë e më shumë ditë pas dite, pasi qeveritë e mbarë botës kanë marrë masa shtrënguese sociale në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Destinacionet turistike dhe qendrat tregtare, dikur plot me njerëz, tani janë vende të qeta ku as edhe një mizë nuk fluturon.

Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën janë në izolim, të detyrueshëm ose të vullnetshëm. Ndalohen udhëtimet dhe çdo lloj veprimtarie jo-themelore tregtare.

Këto fotografi të pabesueshme na tregojnë historinë e ditëve të sotme.

Duken si imazhe surreale teksa kudo dhe gjithçka 'ka ngrirë' por vetëm kështu njerëzimi do mund të fitojë luftën me armikun e padukshëm. Vetëm kështu do ndihmojmë heronjtë, mjekët që ndodhen në vijën e parë të frontit.

Teksa në botë ka më shumë se 218 mijë njerëz të infektuar dhe më shumë se 8800 viktima, lajm i mirë vjen nga përtej oqeanit. Pekini zyrtar ka konfirmuar sot se nuk ka patur asnjë të infektuar veç 34 raste të importuara nga jashtë vendit dhe e gjitha kjo fal masave dragoniane të marra nga Pekini zyrtar.

Ndërsa qeveria italiane përmes dekretit ‘Kurohet Italia’ ka hapur zjarr” ndaj epidemisë së koronavirusit me masa radikale sociale dhe duke mbështetur ekonominë biznesin dhe familjet, kryeministri Giuseppe Conte ka deklaruar funksionimin e masave qeveritare dhe ka paralajmëruar zgjatjen e afatit të mbylljes së shkollave në përpjekje për të frenuar pandeminë.

Ora 13:18
Koronavirusi, Kryetari i Bashkisë së Barit në Itali, rasti emblematik i kujdesit për bashkëqytetarët (VIDEO)

Mos ndërgjegjësimi i qytetarëve për t’u mbyllur në shtëpi, pasi rrezikohen të infektohen dhe të përhapin epideminë e koronavirusit, ka detyruar Kryetarin e Bashkisë së Barit në Itali, Antonio Decaro të dalë vetë në rrugët dhe parqet e qytetit dhe të urdhërojë qytetarët të shkojnë në shtëpi.

‘Duhet të shkonin në shtëpi. Shkoni luani në shtëpi playstation. Nuk mund të luani tenis rrugëve. Jemi në emergjencë kombëtare. I shikoni imazhet që vijnë nga Milano? Nuk janë telefilm. Do më sëmurni edhe mua nga zemra.”- me këto fjalë Decaro i drejtohet qytetarëve.

Videoja ndërkohë po bën xhiron e botës në mediat sociale dhe shihet si rast emblematik i kujdesit ndaj bashkëqytetarëve nga ana e një kryetari bashkie.

Ora 11:23
Koronavirusi, Ballkani kundër pandemisë, mjekët në pension dhe vullnetarët, të gjithë në frontin e luftës

Megjithëse pandemia e COVID-19 nuk ka prekur Europën Qendrore dhe Lindore me të njëjtin intensitet si Italia, Spanja dhe Franca, zyrtarët shëndetësorë nga i gjithë rajoni i Ballkanit kanë ngritur alarmin për mungesën e stafit mjekësor, lehtësirave, pajisjeve dhe shtretër të mjaftueshëm spitalor.

Vendet e Europës Lindore kanë miratuar një seri masash kufizuese në tentativë për të frenuar përhapjen e infeksionit por ekziston shqetësimi se numri relativisht i ulët i testeve të bëra nuk pasqyron shtrirjen e vërtetë të epidemisë në rajon.

Të gjitha vendet e rajonit kanë rikthyer në punë mjekët pensionistë dhe kanë futur në sistem studentë të sapodiplomuar dhe vullnetarë duke premtuar shpërblime speciale.

Qeveria Sllovene ka pezulluar studimet e specializantëve për mjekë dhe praktikantë të rinj në mënyrë që ata të mund të bashkohen në përpjekjet për të luftuar epideminë.

Mjekët e diplomuar që nuk kanë ende kualifikim do të vendosen në punë kudo që të jetë e nevojshme ndihma e tyre. Sllovenia, në kufi me Italinë, është goditur rëndë nga përhapja e koronavirusit me 286 raste të konfirmuara të infektuar dhe një të vdekur.

Në Bullgari, ku tashmë ka pasur dy vdekje, qeveria ka shpallur mbështetje financiare për të gjithë mjekët e përfshirë në menaxhimin e COVID-19, 500 euro më shumë në paketën e pagave.

Presidenti serb Aleksandër Vucic ka njoftuar se të gjithë punonjësit e shëndetësisë do të marrin një rritje prej 10% të pagave të tyre, në funksion të luftës kundër koronavirusit.
Rreth 6.000 mjekë dhe infermierë serbë besohet se tashmë janë larguar nga vendi këto vitet e fundit, gjë që bëri që qeveria e Beogradit të anulojë një marrëveshje me Gjermaninë për marrjen në punë të infermierëve nga Serbia. Edhe Bosnja Hercegovina ka rikthyer në sistemin shëndetësorë mjekët pensionistë.

Në Kroaci, një shtet i BE që gjithashtu duhet të merret me mungesën serioze të personelit mjekësor, lufta kundër epidemisë së koronavirusit është krahasuar me luftën për pavarësi të vendit nga Jugosllavia në vitet 1990.

Ora 10:05
Koronavirusi-Hong Kong, të karantinuarit monitorohen me anë të byzylykut elektronik

Autoritetet shëndetësore të Hong Kong-ut kanë konfirmuar se ata janë duke përdorur byzylyk elektronikë për të monitoruar personat e vendosur në karantinë

Hong Kongu ka vendosur një karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit. Rrathë elektronikë janë duke u përdorur në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e epidemisë së COVID-19.

Autoritetet në vend kanë deklaruar se byzylyku ​​elektronik nuk mund të hiqet nga personi që e mban dhe shërben vetëm për tu siguruar që njerëzit në karantinë nuk po e shkelin atë. Kushdo që kundërshton këtë masë ose bën deklarime të rreme rrezikon një gjobë prej 5000 dollarë deri 6 muaj burg.

Metropoli, i cili strehon 7 milion njerëz praktikisht në një cope të vetme toke dhe ka lidhje të ngushta me Kinën, ka regjistruar vetëm 193 raste të infeksionit dhe 4 vdekje. Modeli i përgjigjes së autoriteteve ndaj epidemisë – I mbështetur nga përvoja e fituar gjatë epidemisë së SARS në vitin 2003 - është vlerësuar publikisht nga OBSH.

Ora 09:47
Koronavirusi, Gjendja e Jashtëzakonshme në Serbi, Beogradi me dorë të hekurt: burg kush shkel vetëkarantinimin

Serbia, ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë vendimet për të qëndruar në karantinë.

Beogradi zyrtar ka deklaruar se nëse ndonjë person do të shkelë vetëizolimin si pasojë e koronavirusit dhe për shkak të infektimit të mundshëm të personave të tjerë, gjë e cila mund të çojë në përfundime fatale për personat e tjerë, ai do të dënohet me burg.

Masat qeveritare në përgjigje të epidemisë nga koronavirusi janë njoftuar nga kryeministrja Ana Brnabiç, pasi Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë

Serbia deri më sot ka 97 raste të konfirmuara me koronavirus. Vendi ballkanik nuk ka ende viktima dhe vetëm një të rekuperuar.

Ora 09:36
Banka Qëndrore Europiane jep 750 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit në ekonomi

Banka Qendrore Europiane aktivizoi një paketë të ndihmës, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit. Me këto para do të paguhen borxhet e qeverive dhe kompanive në vendet e Eurozonës

Shefja e BQE-së, Christine Lagarde, tha se ky institucion do të bëjë gjithçka të mundur për të mbështetur euron në “këto kohë të jashtëzakonshme”. Lagarde shkroi se angazhimi i institucionit që ajo drejton, në këtë situatë, nuk ka limite.

OBSH-ja e shpalli tani Europën epiqendër të shpërthimit të koronavirusit, i cili për herë të parë është shfaqur në Kinë, në fund të vitit të kaluar. Mbi 8,800 njerëz në botë kanë humbur jetën si pasojë e tij. Shumë vende janë izoluar, duke mbyllur shkollat, bizneset jothelbësore dhe kufijtë. Njoftimi i Lagardes vjen pasi këshilli drejtues i Bankës Qendrore Evropiane zhvilloi bisedime urgjente, përmes telefonit, të mërkurën vonë.

Në ditët e fundit, Banka Qendrore Evropiane është kritikuar për mungesë veprimesh të mjaftueshme për të mbështetur Eurozonën, në krahasim me hapat që i kanë ndërmarrë Shtetet e Bashkuara. Të dielën, Rezervat Federale në SHBA kanë ulur normat e interesit gati në zero dhe kanë aktivizuar një program stimulues në vlerë prej 700 miliardë dollarësh.

Ora 09:35
Koronavirusi rend nëpër botë, më shumë se 218 000 të infektuar dhe 8810 viktima nga infeksioni. Kina fiton mbi pandeminë

Në botë ka më shumë se 218 mijë njerëz të infektuar me koronavirus, dhe më shumë se 8800 mijë të vdekur.

Ngadalësimi i epidemisë së koronavirusit në Kinë është konfirmuar teksa sot nuk ka patur asnjë të infektuar veç 34 raste të importuara nga jashtë vendit. Nga 34 raste të reja të importuara, 21 janë regjistruar në Pekin, nëntë në provincën Guangdong, dy në Shanghai, një në provincën Heilongjiang dhe një tjetër në provincën Zhejiang.

Por alarmi është në nivelet më të larta në SHBA dhe veçanërisht në Europë.

Pas polemikave për të mbyllur shkollat ​​në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa qeveria ka vendosur ta praktikojë këtë masë në fund të javës në tentative për të frenuar koronavirusin teksa vendi ka regjistruar 2644 raste me infeksion dhe 72 vdekje.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është rritur në rreth 150 kurse të infektuarit numërohen në mbi 9400. Marina amerikane do të dërgojë një anije spitalore me 1.000 shtretër në portin e Nju Jorkut për të ndihmuar qytetin më të madh të vendit në përgjigjen e tij ndaj koronavirusit.

Autoritetet në Kansas kanë urdhëruar mbylljen e shkollave publike kurse Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka deklaruar se shkollat ​​nuk kanë gjasa të rihapen këtë pranverë.

Në Kanada kryeministri Trudeau ka vendosur të injektojë në ekonomi 14 miliardë dollar teksa vendi ka regjistruar 9 vdekje dhe rreth 730 raste infeksioni.

Në Gjermani numri i të infektuarve është rritur në mbi 12 mijë dhe 28 viktima nga koronavirusi.

Spanja po kalon një situate tejet dramatike teksa në vend ka rreth 15 mijë raste infeksioni dhe 638 viktima.

Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca ka njoftuar për viktimën e dytë nga koronavirusi ndërsa në vend janë rreth 100 raste infeksioni.

Koreja e Jugut po përjeton ditën e pestë rradhazi me më pak se 100 raste të testuar pozitiv në ditë. Sipas autoriteteve numri I viktimave ka shkuar në 91 kurse të infektuarit në rreth 8560

147 persona të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit në Iran për shkak të pandemisë për një total prej 1140 viktimash në Republikën Islamike kurse rastet e konfirmuara të infeksionit janë 17,361.

Ora 08:54
Koronavirusi/Britani, Izolohen anëtarë të stafit të kryeministrit Johnson. OKB-Guterres: Pandemia e kontrollueshme

Mediat britanike raportojnë si disa anëtarë të stafit të zyrës së kryeministrit Boris Johnson janë vetizoluar pasi shfaqën simptoma të koronavirusit. Sipas raportimeve, personat që janë vendosur në izolim kanë qenë në kontakte të ngushta me kreun e qeverisë.

Anëtarëve të stafit iu është kërkuar të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë nëse jetojnë vetëm dhe 14 ditë nëse jetojnë me të tjerë.

Ngjarja vjen dy ditë pasi epidemiologu, Neil Ferguson deklaroi se shfaqi simptoma të virusi pasi kaloi disa kohë në Downing Street të hënën. Ai e cilësoi qendrën e Londrës si zonën e “nxehtë” për përhapjen e Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Nadine Dorries ishte anëtarja e parë e qeverisë që rezultoi e prekur nga virusi javën e kaluar, anëtari i dytë ishte sekretari i Kulturës, Oliver Dowden, i cili gjithashtu është vetizoluar.

Tashmë që janë konfirmuar më shumë se 200 mijë persona të prekur me koronavirus në të gjithë botën, nga të cilët mbi 8 mijë kanë humbur jetën dhe frika është rritur ndjeshëm te të gjithë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkon të rikthejë qetësinë.

Me anë të një video-mesazhi të shkurtër, Antonio Guterres është shprehur se pandemia është e kontrollueshme, pavarësisht përmasave aktuale të saj, por për ta bërë këtë është e nevojshme përpjekja e të gjithëve.

“Ky është momenti i maturisë, jo i panikut; i shkencës, jo i stigmatizimit; i fakteve, jo i frikës: megjithëse situata është klasifikuar si një pandemi, kjo është e kontrollueshme, por do të kërkojë një përpjekje personale, kombëtare dhe ndërkombëtare të jashtëzakonshme”, është shprehur sekretari i Përgjithshëm i OKB.

Ora 08:50
Koronavirusi, Parisi dhe Nju Jorku testojnë dhjetra ilaçe, rezultatet publikohen këtë javë

Pasi u përmend disa herë si një trajtim efektiv për të luftuar infeksionin e Covid 19, hidroksilklorina, ilaçi që përdoret prej vitesh kundër malaries, duket se ka ndezur shpresën për shërim edhe për pacientët të infektuar më seriozë.

Sipas një studimi të spitalit universitar në Marsejë në Paris,  75% e pacientëve të trajtuar me këtë medikament pas gjashtë ditësh dalin negativ në testin e tamponit.

Por sipas OBSH, deri më tani, asnjë ilaç antiviral nuk ka treguar se është efektiv kundër koronavirusit.

Shkencëtarë nga Parisi dhe Nju Jorku kanë filluar tashmë testimin e dhjetra ilaçeve kundër mostrave të koronavirusit dhe po përgatiten të publikojnë rezultatet e tyre këtë javë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH tha se "ky koronavirus paraqet një kërcënim të paparë për botën. Ai duartrokiti mjekët dhe infermierët italianë që janë në vijën e parë të luftës kundër infeksionit.

Ai e ka quajtur mrekulli faktin e numrit të lartë të atyrë që dalin me jetë nga kujdesi intensiv dhe ka vlerësuar forcën dhe guximin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor italian.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 20/03/2020 03:49

    Kujtova se tha me ilaçin e melanis

    Përgjigju
  • Tani: 19/03/2020 19:19

    Vetëm EDI i jep drejtim gjonave në Shqipëri, për sot dhe për nesër

    Përgjigju
  • Shqip: 19/03/2020 14:32

    Po ku u krijua. Erdhi na hena boll me kto justifikime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord