Koronavirusi/ Këshilli Koordinues i Diasporës thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë: Tregoni maturinë e duhur për menaxhimin e situatës

Koronavirusi/ Këshilli Koordinues i Diasporës thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë: Tregoni maturinë e duhur për menaxhimin e situatës

Këshilli Kordinues i Diasporës ka reaguar rreth emergjencës shëndetësore përsa i përket koronavirus në Shqipëri e Kosovë. Përmes një deklarate Këshilli i bën thirrje klasës politike në Shqipëri dhe Kosovë të tregojë maturinë e duhur rreth menaxhimit të situatës, ndësa fton shqiptarët t’iu binden rregullave të vendosura nga qeveritë përkatëse.

Këshilli Kordinues i Diasporës po ashtu i kërkon qeverisë Kosovare anashkalimin e dallimeve politike në këtë situatë të vështirë, pasi sipas tyre: “Çdo lloj destabilizimi i kësaj qeverie në këto kushte shtëpie çon në destabilizim të shtetit të Kosovës e cila mund të jetë me pasoja fatale“.

Deklarata e plotë:

Duke marrë parasysh situatën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Këshilli Koordinues i Diasporës:

•             I bën thirrje klasës politike në Shqipëri dhe Kosovë që të tregoj maturinë e duhur në menaxhimin e kësaj situate të paprecedent.

•             I bën thirrje qeverisë së Kosovës që të punoj në menaxhimin e kësaj situate të vështirë duke anashkaluar dallimet politike.  Çdo lloj destabilizimi i kësaj qeverie në këto kushte shtëpie në destabilizim të shtetit të Kosovës e cila mund të jetë me pasoja fatale. Interesi kombëtar kërkon nga udhëheqësit politik maturi dhe pjekuri për të mirën e kombit.

•             Fton qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës që të përgatisin paketa fiskale konkrete në shërbim të bizneseve dhe popullatës. Gjithashtu fton këto qeveri që të komunikojnë dhe bashkëpunojnë më shumë me bizneset në mënyrë që të bëhet e mundur puna e tyre në shërbim të konsumatorëve në të gjitha rastet kur kjo nuk sjell rrezikimin e shendetit të punëtorëve dhe konsumatorëve.

•             Fton qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës që specialistëve të shëndetësisë t’u jepet më shumë hapësirë në media në mënyrë që t’i japin popullit mesazhe profesionale për menaxhimin sa më lehtë të situatës. Në vendet e zhvilluara ku ne jetojmë ekspertë të fushave të shëndetësisë dhe atyre sociale si dhe autoritetet lokale po luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin me qytetarët, gjë që nuk po e shohim sa duhet në vendlindje.

•             Falenderon të gjithë profesionistët e fushës së mjekësisë në vendet tona dhe kudo ata ndodhen nëpër botë për kontributin shembullor në menaxhimin e kësaj situate.  Inkurajon bashkëpunimin mes profesionistëve shqiptarë të fushës së mjekësisë kudo ndodhen dhe ndarjen e këshillave profesionale me komunitetet tona në diasporë në mënyrë që menaxhimi i situatës të jetë sa më i lehtë për të gjithë.

•             I bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen t’iu binden rregullave të vendosura nga qeveritë në vendet ku jetojnë si e vetmja mënyrë për menaxhimin e situatës. 

•             Fton të gjithë bashkatdhetarët që kanë pyetje rreth situatës të kontaktojnë institucionet përgjegjëse në vendet ku jetojnë, ambasadat dhe konsullatat si dhe ne si Këshill Koordinues i Diasporës.

•             Fton të gjithë shqiptarët kudo ndodhen të kenë kujdes dhe ta përkrahim njëri-tjetrin në mënyrë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë të paprecedent. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë