E vetëkarantinuar pasi djali ishte me koronavirus, 85-vjeçarja niset me urgjencë drejt Infektivit

E vetëkarantinuar pasi djali ishte me koronavirus, 85-vjeçarja niset me urgjencë drejt Infektivit

Identifikohet një tjetër rast i infektuar me koronavirus në Shqipëri. Personi i infektuar është një 85-vjeçare nga Patosi i Fierit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se gruaja e moshuar 85-vjeçe është nisur me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas përkeqësimit të gjëndjes së saj shëndetësore.

E moshuara ishte në vetëkarantinim prej disa ditësh dhe ka rezultuar pozitive pas analizës së bërë pasditen e djeshme, rezultatet e së cilës kanë ardhur në mbrëmje.

Mësohet se e moshuara është nëna e një pacienti 61-vjeçar, i cili po ashtu ndodhet prej ditesh i karantinuar në spitalin e Infektivit në Tiranë. Sipas burimeve, e moshuara mund të jetë infektuar nga djali i saj.

Gruaja e moshuar vuan edhe probleme të tjera shëndetësore dhe se gjatë ditëve të vetëkarantinimit ka qenë nën asistencën e mjekëve të Spitalit Fier dhe qendrës shëndetësore Patos.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë