Koronavirusi, Londra nën sulmin e ‘The Lancet’: Qeveria vonesë kriminale, skandal kombëtar

Koronavirusi, Londra nën sulmin e ‘The Lancet’: Qeveria vonesë kriminale, skandal kombëtar

Përgjigja britanike ndaj koronavirusit është "një skandal kombëtar" që mund të ishte shmangur. Është kjo akuza e qartë e shqiptuar nga Richard Horton, redaktor i ‘The Lancet’, një nga revistat më prestigjioze britanike dhe botërore.

"Ne nuk duhet të jemi në pozicionin ku jemi tani," shkruan Horton në një editorial në gazetën e tij në internet.

"Javën e fundit të janarit ne e dinim se çfarë po vinte. Humbëm shkurtin kur mund të kishim vepruar. Koha në të cilën mund të kishim shtuar testet. Koha në të cilën mund të kishim marrë materiale mbrojtëse. Por ne nuk e bëmë”.

Duke raportuar për ankesa anonime nga mjekë dhe profesionistë të shëndetit, drejtori i ‘Lancet’ flet për "zhgënjim dhe zemërim të paparë” dhe thotë se ‘Strategjia e qeverisë ka dështuar, pjesërisht sepse ministrat, për arsye që mbeten të paqarta, nuk ndoqën menjëherë këshillat e OBSH. Qeveria tani ka një plan për të përballuar Covid 19, por është përgatitur shumë vonë, duke e lënë Shërbimin Shëndetësor Britanik plotësisht të papërgatitur".

Britania e Madhe ka regjistruar në total rreth 15 mijë të prekur nga infeksioni i Covid-19 kurse numri i viktimave është rritur në rreth 780, mes të cilëve, 185 kanë humbur jetën brenda një dite. Sipas autoriteteve mesatarja e moshës së viktimave të regjistruara deri tani është midis 29 dhe 98 vjeç. Autoritetet deri tani kanë kryer rreth 115 mijë teste tamponi në tentativë për të frenuar pandeminë. Dje u deklaruan pozitiv me koronavirus Kryeministri Johnson dhe Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/Bie kurba në Itali, ulen vdekjet dhe të infektuarit, rekord të shëruarit! 889 viktima në 24 orë! SHBA mbi 100 000 të infektuar


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen