Mbi 10 mijë të vdekur në botë nga koronavirusi, zero të infektuar në Wuhan! Ditë e zezë për Italinë, 627 viktima në 24 orë

Ditë e zezë mund të cilësohet kjo e sotmja për Italinë, ndërsa 627 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit duke çuar në 4,032  numrin e të vdekurve. Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor rreth 4.670 persona të tjerë janë infektuar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 37.860 persona. Kriza e rëndë shëndetësore në të cilën po kalon vendi ka detyruar kryeministrin Giuseppe Conte të marri masa të reja shtrënguese ndër të cilat bën pjesë: ndalimi i aktivitetit fizik në natyrë, mbyllja e supermarketeve dhe qendrave tregtare gjatë fundjavës, ndalesa për të kaluar në shtëpitë e dyta.

Ndërkaq mbi dhjetë mijë njerëz kanë vdekur në të gjithë botën, për shkak të pandemisë Covid-19. Kjo është ajo që del nga bilanci i Universitetit John Hopking i cili bazohet në të dhënat e OBSH-së dhe burimeve të tjera, kurse numri total I të infektuarve në gjithë botën është rreth 250 000.

Wuhan, epiqendra e shpërthimit të pandemisë nga koronavirus nuk raportoi infeksione të reja për të dytën ditë me radhë.

Në të gjithë Kinën, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi për 39 raste të tjera të infeksionit të importuar nga jashtë vendit dhe për 3 vdekje, përfshirë 2 në provincën e Hubei dhe një në provincën Liaoning.

Rastet e konfirmuara u rritën në 80.967 në total, përfshirë 6,569 pacientë ende nën trajtim mjekësor, 3,248 vdekje dhe 71.150 të shëruar ( 87.8%).

Gjithashtu janë regjistruar 228 raste të rikthimit të infeksionit. 730 pacientë dolën dje nga spitali ndërsa rastet e rënda të infeksionit ranë me 178 njësi, për një total prej 2.136.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ka sqaruar se 104 persona aktualisht janë nën vëzhgim për infeksion të dyshuar, ndërsa 8.989 janë ata që kanë rënë në kontakt të ngushtë me të infektuarit dhe për këtë arsye janë të monitoruar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
Koronavirusi/ Shkon në 184 numri i të vdekurve në Britaninë e Madhe

1584741891_sienacoronavirus.jpg

Ka shkuar në 184 numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar, pasi 40 persona humbën jetën në 24 orët e fundit. Autoritetet Shëndetësore të spitalit Harroë në Northëick Park në një periferi të Londrës, bëjnë me dije se spitali është në krizë për shkak të numrit të pacientëve të dyshuar pozitiv të pranuar, duke treguar se ai ka shteruar 33 shtretërit në dispozicion për urgjencën.

Ndërkaq,deri tani Britania e Madhe ka shënuar gjithsej  3,405 raste të infektuarish.

Ora 18:28
Koronavirusi/ Ditë e zezë për Italinë, 627 të vdekur brenda 24 orëve, Conte merr masa të reja shtrënguese (VIDEO)

Shkon në 4,032 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 627 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite, i arritur deri tani. Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor rreth 4.670 persona të tjerë janë infektuar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 37.860 persona.

Ndërkaq, referuar situatës së vështirë me të cilën po përballet vendi, kryeministri Giuseppe Conte pritet të bëjë publike nga momenti në moment, masat e reja shtrënguese, të cilat sipas mediave italiane nuk do të përfshihen në dekretin e ri Presidencial, për shkak të efektit të tyre korrektues.

Ndër masat në shqyrtim ishte ndalimi i aktivitetit fizik në natyrë, mbyllja e supermarketeve dhe qendrave tregtare gjatë fundjavës, ndalesa për të kaluar në shtëpitë e dyta. Palazzo Chigi megjithatë saktëson se "marketet, supermarketet, dhe dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavës".

Mënyra e re e kontrolleve do të fillojë nesër "dhe do të vijoi deri në një njoftim të mëtejshëm". Po ashtu, pas marrjes së masave të reja pritet të shtohen kontrollet për të gjitha makinat në rrugë, me radhë dhe jo më vetëm kontrolle të rastësishme.

Në shërbimin e shërbimit të vendosur sot nga Komanda e Përgjithshme e Policisë lokale të Romës, rekomandohet gjithashtu "qëndrueshmëri në kontrollet" e "ecjes". Për më tepër, kontrolle më të mëdha pritet të ketë në parqe.

 

Ora 16:58
Koronavirusi, rritet në tetë numri i viktimave në Greqi nga infeksioni. Mbyllen biznese dhe shërbime tregtare

Në Greqi numri i viktimave për shkak të koronavirusit ka shkuar në tetë kurse të prekurit nga infeksioni numërohen në 464.

 Mësohet se pak minuta më parë, humbi jetën një 80-vjeçar, në spitalin Papamakaristos në Athinë. Viktima kishte komplikacione nga sëmundje të tjera.

Aktualisht në Greqi ka 464 të infektuar, në një kohë kur qeveria vazhdon shtrëngimin e masave sa i takon frenimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19 në vend.

Nga e mërkura janë mbyllur të gjitha bizneset në vend, me përjashtim të supermarketeve, farmacive, furrave, pikave të shumicës me ushqime, karburanteve dhe bankave.

Ndërkohë do të mbeten të hapura portet dhe aeroportet, si dhe urbanet, linjat interurbane, taksitë dhe metroja e Athinës.

Ora 16:34
Koronavirusi/Itali, Qeveria: Supermarketet të hapura në fundjavë. Por Rajonet dhe Komunat rrisin ndalimet dhe kufizimet

Ndërsa guvernatorët e rajoneve italiane janë shprehur se masat e tanishme nuk janë të mjaftueshme për të përmbajtur kurbën në rritje të infeksioneve nga koronavirusi dhe nevojitet një shtrëngim i mëtejshëm i masave, por kryeministri italian Giuseppe Conte sipas mediave italiane është shprehur se supermarketet dhe dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavës, duke mohuar thashethemet që e kishin ndjekur në orët e kaluara. Por përballë ngërçit, administratorët vendas parashikojnë ekzekutivin se do të veprojnë në të kundërt.

Në Veneto, Guvernatori Luca Zaia nënshkroi një urdhëresë për të mbyllur parqet publike dhe kopshtet deri në 3 Prill. Përdorimi i biçikletës dhe lëvizja në këmbë në qendrat urbane u nënshtrohet kufizimeve. Për daljet nga shtëpia në lidhje me shpenzimet ose nevojat e kafshëve, njerëzit janë të detyruar të mos i kalojnë 200 metra larg shtëpisë. Dyqanet ushqimore do të jenë të mbyllura në ditët e festave dhe afër aktiviteteve në natyrë. Një shtrëngim i ngjashëm është miratuar edhe në rajonin e Piemonte.

Në Romë kanë hyrë në fuqi dispozita të reja për patrullimet e policisë lokale: kontrollohen të gjitha automjetet në pika kontrolli specifike. Masa të rrepta qarkullimi do të mbeten në fuqi "duke filluar nga kjo fundjavë" dhe "deri në njoftimin e mëtejshëm"0 shpjegojnë autoritetet.

Rimini drejt bllokadës totale

Qarku Emilia Romagna po punon për mbylljen totale të krahinës së Riminit, përfshirë aktivitetet e prodhimit. Masa duhet të bëhet zyrtare deri sot në mbëmje por është praktikisht e sigurt, si dhe një shtrëngim i mëtejshëm në të gjithë rajonin do konsistojë në mbylljen e supermarketeve të dielën.

Ora 15:45
Koronavirusi, Kryeministri Johnson: Pika e kthesës pas 12 javësh. Jo masa kufizuese si në Itali, Spanjë dhe Francë

Ndërsa pjesa tjetër e Europës dhe veçanërisht Italia janë në gjendje të plotë emergjente nga koronavirusi, kryeministri italian Boris Johnson sot u shfaq mjaft i sigurt në konferencën e tij të përditshme për shtyp. Dhe madje ai ka caktuar një afat kohor, tre muaj, brenda të cilit Londra dhe pjesa tjetër e vendit mund të kthehen në normalitet. Johnoson tha se pas 12 javësh, bashkë me fillimin e verës, do ta kemi mposhtur epideminë dhe do ti gëzohemi fitores.

Kryeministri britanik bëri të qartë se, përkundër qasjes së përcaktuar nga partnerët e tjerë europianë kundër koronavirusit, kurba e infeksionit brenda tre muajve dhe numri i vdekjeve do të bien, pak a shumë në mënyrë të konsiderueshme. Ai gjithashtu falënderoi britanikët për përpjekjen e bërë kundër epidemisë dhe për mos shoqërizimin në mënyrën e zakonshme. Këto- tha Johnson janë përpjekje jetësore sepse mund të shpëtojnë mijëra njerëz.

Por Kryeministri nuk ka shpallur masa të reja "kufizuese" në Mbretërinë e Bashkuar (si ato në Itali, Spanjë dhe Francë). Megjithatë ai nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së masave të masave të rrepta sociale.

“Do të shohim. Sigurisht, baret, baret dhe restorantet në ditët në vijim mund të jenë të mbyllura, veçanërisht nëse numri i infeksioneve dhe vdekjeve do rritet në mënyrë të shpejtë. Por tani për asgjë nuk është vendosur”

A do të funksionojë kjo qasje "e butë" e kryeministrit britanik? Kjo është e panjohur. Shkurt, kryeministri britanik po vazhdon në rrugën e tij: ai është për qasjeje shumë të kujdesshme ndaj koronavirusit, "hap pas hapi", ndryshe nga shumë vende të tjera të Europës dhe pa një rritje të masave apo mbylljeve kufizuese.

Ora 14:02
Koronavirusi-Pandemia mund të prodhojë deri në 25 milionë të papunë

Krahas, pasojave shëndetësore koronavirusi po e përball botën me një krizë ekonomike, pasojat e së cilës do të reflektohen padyshim në përditshmërinë tonë edhe kur emergjenca do të jetë zbutur.

Sipas një studimi të ILO, Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që mbledh qeveritë, sindikatat dhe dhomat e tregtisë të 187 vendeve, numri i papunsisë mund të shkojë deri në 25 milionë. Ky numër do t’ i shtohet 188 milionëve që regjistrohen sot zyrtarisht në botë.

Sipas ILO, sektorët më të prekur do të jenë ai automobilistik, turizmi dhe transportet, që do të shënojnë humbje më të mëdha se gjatë krizës financiare të vitit 2009.

Sipas raportit, ekonomitë perëndimore, do të jenë ato më të goditura, me humbje që mund të tejkalojnë 3 trilionë eurot vetëm gjatë vitit 2020.

Ndërkohë, punëtorët e varfër, ata që sipas statistikave fitojnë më pak se 3 euro në ditë, do të shtohen deri në 35 milionë.

Ora 13:39
Koronavirusi/Itali- Rajoni i Lacio-s: Zonë e kuqe si Codogno. Ministri francez i financave: Mos ta lëmë vetëm Italinë, e pëson BE-ja

Shumë raste infeksioni dhe shpërthime vatrash të reja në Terracina, Formia dhe Lenola kanë detyruar autoritetet të shpallin zona të caktuar si zona të kuqe dhe kanë vendosur se është e ndaluar që banorët të largohen nga qyteti si dhe të tjerë të hyjnë në qytet, bllokohen të gjitha zyrat dhe hapësirat publike, të gjitha aktivitetet tregtare përveç atyre ushqimore dhe farmacitë, bllokohet transporti publik dhe ndalohen njerëzit të dalin nga shtëpitë, madje edhe të shkojnë në punë. Një masë e jashtëzakonshme, e marrë gjithashtu, parashikon ndërhyrjen e ushtrisë për kontrolle në përpjekje për të frenuar epideminë e koronavirusit.

Italia është vendi që së pari në Perëndim ka zbatuar masa të jashtëzakonshme, duke vendosur mbylljen e të gjitha bizneseve tregtare jo thelbësore dhe duke i kërkuar popullatës të kufizojë udhëtimet dhe daljet nga shtëpia. Një model që kanë filluar ta imitojnë në të gjithë botën.

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire paralajmëroi sot se, nëse Bashkimi Europian nuk ndihmon Italinë që të kalojë këtë moment të vështirë, atëherë do ta pësojë edhe vetë. Ai kërkoi që të gjitha shtetet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

”Nëse do ta lëmë vetëm Italinë edhe BE-ja nuk do ta marrë veten kurrë. U bëj thirrje vendeve anëtare që të bashkohen për t’u marrë me krizën e koronavirusit. Nëse është çdo njeri mendon vetëm për veten e tij, nëse lëmë shtete të caktuara, nëse i themi Italisë, për shembull, menaxhohuni vetë, atëherë edhe Evropa nuk do të rikuperohet”, tha ministri.

Italia dhe Spanja janë shtetet e vetme deri tani të Bashkimit Europian që e kanë përjetuar më rëndë krizën e shkaktuar nga COVID-19

Ora 13:18
Koronavirusi, mbi 800 viktima në Spanjë. Landi i Bavarisë në Gjermani mbyll aktivitetet tregtare

Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka arritur në më shumë se 800, thanë sot autoritetet e shëndetësisë në vend. Me këtë shifër, Spanja bëhet vendi i katërt në botë – pas Italisë, Kinës dhe Iranit.

Në parqet e Madridit ka një heshtje të rëndë. Në ditët e koronavirusit, të moshuarit mbeten të mbyllur në shtëpinë e tyre në kryeqytet.

Edhe çerdhet janë mbyllur teksa ka mbërritur edhe apeli i autoriteteve ndaj turistëve: shkoni larg, zbrazni hotelet.

Por mendimi i parë është për njerëzit që koronavirusi vret më lehtë: të moshuarit. Ndërsa koronavirusi në Spanjë ka infektuar afro 20,000 persona, vetmia është më e zezë se kurrë më parë për të moshuarit e mbyllur në shtëpi teksa ka edhe nga ata që përpiqen t'i ndihmojnë

Në Gjermani numri i të infektuarve është më shumë se 16 mijë kurse viktimat janë rritur në 44. Në këto kushte autoritetet në Bavari kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare me përjashtim të farmacive, supermarketeve dhe bankave.

Ora 12:45
Koronavirusi, 149 viktima të tjera në Iran. Khamenei urdhëron lirimin e 10,000 të burgosurve. Edhe New York-u bën të njëjtën gjë

Irani vazhdon të jetë një nga vendet më të prekura nga epidemia e koronavirusit. Numri i vdekjeve është përkeqësuar edhe më tej teksa 149 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit për një total prej 1.284 personash.

Rastet e konfirmuara të infektuar në total janë 18.407, me 1.046 infeksione të reja brenda një dite.

Ndërkohë, Lideri Suprem i Iranit Ali Khamenei ka urdhëruar lirimin e 10,000 të burgosurve të tjerë, pasi ka lënë të lirë rreth 1 javë më parë 85 mijë të tjerë në përpjekje për të shmangur përhapjen e infeksioneve në burgje.

Ndërkohë edhe burgjet amerikane kanë filluar të lënë të lirë të arrestuarit jo shumë të rrezikshëm. Autoritetet në New York e argumentojnë masën me arsyetimin se rreziku i infektimit në burg është shumë i lartë. 

SHBA numri i personave të infektuar është 14250 si dhe janë regjistruar 205 viktima

Ora 12:22
Koronavirusi, Mbrotja Civile Italiane: Piku i mundshëm i infeksioneve ndoshta pas dy javësh

Sipas ekpërtëve të shëndetësisë në Itali, piku i epidemisë ndoshta nuk do të jetë javën tjetër, por një javë më pas.

Kreu i mbrojtjes civile Italiane, Angelo Borrelli tha këtë mëngjes se "Të gjithë thonë se ne do të arrijmë pikun e epidemisë  së shpejti, ndoshta javën tjetër ose pas dy javësh".

Borrelli më pas vazhdoi: Optimizmi dhe shpresa duhet të vijnë nga sjelljet që po adoptojmë  të gjithë. Kemi nevojë për maturi absolute, duhet të dalim jashtë shtëpisë sa më pak të jetë e mundur. Është thelbësore që të përmbahet epidemia.  Duhet të shmangim kontaktet njerëzore dhe të lëvizim sa më pak. Shmangni largimin nga shtëpia nëse nuk është rreptësisht e domosdoshme. Epidemiologët na thonë se nëse bëjmë një jetë absolutisht normale, përqindja e personave të prekur nga koronavirusi do të mbetet shumë më e lartë se tani. Për këtë arsye qeveria italiane ka miratuar dhe do të vazhdojë të prodhojë masa të tilla si ato të miratuara në Kinë dhe nëse nuk i përmbahemi këtyre masave, distanca sociale do të jetë e padobishme”.

Një infeksion i ri në Vo '

Gjatë natës së mbrëmshme u konstatua një rast i ri pozitiv në komunën Vo ', një nga epiqendrat e epidemisë  në Veneto, ku deri dje bilanci i gjendjes kishte qenë zero. Komuna e Venetos gjithashtu është përmendur shpesh si qendra e "modelit Veneto" për të frenuar përhapjen e virusit dhe studimin e sëmundjes, me një numër shumë të madh të testeve të tamponit të kryera.

Ora 10:11
Koronavirusi-‘Qëndron në shtëpi’, apeli i Arnold Schwarzenegger në shoqërinë e kafshëve të tij të veçanta

Arnold Schwarzenegger po i kalon këto ditë emergjence shëndetësore në shoqërinë e kafshëve të tij të veçanta, një kalë i vogël i quajtur Whisky dhe një gomar me emrin Lulu.

72 vjeçari Schwarzenegger, i cili ka qenë gjithashtu edhe guvernator i Kalifornisë ka inkurajuar amerikanët të qëndrojnë në shtëpi, sipas rregullave të vendosura nga shteti i Kalifornisë. Ai ka dhënë edhe shembullin e tij duke qëndruar në shtëpi i shoqëruar nga dy kafshët e tij të preferuara.

Ai gjithashtu ka postuar në faqen e tij në rrjetet sociale një video ku ai shpjegon se si duhet t’i lani duart.

Në mesazhin e tij Arnold Schwarzenegger shkruan: Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Dëgjoni ekspertët, injoroni idiotët. Së bashku do tja dalim. Askush nuk duhet të dalë nga shtëpia. Unë me kafshët e mia edhe në këto kushte jam i lumtur.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA u njoftoi Amerikanëve që të shmangnin tubimet me më shumë se 50 njerëz për tetë javë, mbylljen e bareve, restoranteve, kinemave dhe teatrove në New York dhe Kaliforni.

Ora 09:58
Koronavirusi/Itali, masa të reja shtrënguese për supermarketet dhe shëtitjet. Ushtria në rrugët e Milanos. Guvernatorët: Të mbyllen ndërmarjet dhe zyrat deri më 1 maj

Kryeministri italian Giuseppe Conte do duhet të marrë vendime të reja pas disa propozimeve të ardhura nga guvernatorët e rajoneve të vendit, propozime të cilat konsistojnë në ashpërsimin e masave në përgjigje të emergjencës prej epidemisë.

Pas kërkesave për reduktim të orarit të shërbimeve në supermarkete dhe pezullim të aktiviteteve sportive në natyrë, dhe teksa ushtria është zyrtarisht në rrugë në Campania dhe Siçili, guvernatori venecian Luca Zaia  ka kërkuar të monitorohen lëvizjet e qytetarëve përmes telefonit celular, ide kjo e bërë realitet në Kinë, Kore dhe Izrael.

Massimiliano Fedriga, në rajonin e Friuli Venezia Giulia ndërkohë ka urdhëruar mbylljen në fundjavë të të gjitha dyqaneve, përveç farmacive .

Guvernatori i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana tha se "Rajoni ynë është Wuhan i Italisë. Aktivitetet e prodhimit dhe transporti publik duhet të ndalen, shumë njerëz lëvizin akoma në rrugë. Gjithashtu duhet të mbyllen zyrat dhe shumë veprimtari të tjera tregtare.

Fontana ka kërkuar gjithashtu ndërhyrjen e ushtrisë dhe ndërprerjen e “të gjitha aktiviteteteve ekonomike” pasi sipas tij, shumica e numrit të infeksioneve janë identifikuar në Brescia dhe Bergamo, ku dhe janë zhvillojnë aktivitetin shumica e kompanive prodhuese.

Mendohet se masat e reja do të shpallen nga qeveria më 25 mars në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi.

Guvernatorët e rajoneve italiane kanë kërkuar reduktimin e orareve të shërbimit në supermarkete,

Supermarkete

Ka nga ata që besojnë se është thelbësore mbyllja e supermarketeve çdo të dielë pasi ata mendojnë se ditët e javës janë të mjaftueshme për të bërë pazar dhe se funksionimi në fundjavë i superkarketeve do krijojë dyndje të mëdha njerëzish

Shëtitjet

Mendohet se do të jetë e mundur për të marrë qenin për shëtitje vetëm në afërsi të shtëpisë kurse për sportet në natyrë po konsiderohet të mos ndalohen ato plotësisht, por të vendosen kufizime të reja për të parandaluar që ato të kthehen në mundësi  për të takuar miq duke mos ruajtur distancën sociale

Shkollat

Për shkollat ​​dhe universitetet ka dy hipoteza në tryezën e qeverisë italiane: zgjatje e afatit të mbylljes deri më  19 prill ose deri më 3 maj, hipotezë që për momentin duket më e mundshme. Provimet e shkollave të mesme, duke qenë provime shtetërore, janë një nga problematiket dhe më komplekse për Ministrinë italiane të Arsimit. Për studentët që këtë vit janë në maturë do vlerësohet efektshmëria që ka patur mësimi dixhital në distancë i praktikuar këtë përiudhë dhe paskësaj do të merret një vendim. Gjithsesi provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen. Ato ose do të pershtaten ose do te jenë në një version më të lehtë

Ushtria

Ministri i Mbrojtjes Lorenzo Guerini ka konfirmuar "disponueshmërinë e plotë për përdorimin e ushtrisë në rrugë për menaxhimin e emergjencës së koronavirusit. Ku dhe si do të vendoset ushtria do të vendosen nga prefektët.  Ndërkohë në Milano sot ushtria ka dalë në rrugë me detyra kontrolli. Guvernatori Fontana tha se më parë i kishte kërkuar Presidentit Mattarella nevojën e përdorimit të Ushtrisë në mbështetje të forcave të policisë për të bërë kontrolle që synojnë respektimin e rregullave. Trupa ushtarake që nga dita e djeshme kanë dalë edhe në rrugët e Campania dhe Siçili, masë kjo e vendosur nga autoriteti i prefekturave.

Trageti shndërrohet në spital lundrues

Trageti italian GNV është kthyer në një “anije spitalore lëvizëse” për të lehtësuar kështu sadopak fluksin e spitaleve në të gjithë vendin si pasojë e përhapjes masive të Koronavirusit. Anija spitalore është vendosur në rajonin e Ligurias, në Xhenova dhe nga e hëna do të presë pacientë të prekur nga Covid-19. Aktualisht aty ndodhen rreth 25 shtretër-kabina, të cilët mund të shkojnë 400, në varësi të nevojave por edhe duke respektuar distancën e detyruar. Anija do të shërbejë për të gjithë njerëzit të cilët janë në fazën e largimit nga spitali, por u kërkohet të kalojnë një periudhë në strukturat e kontrolluara, para se të kthen në shtëpitë e tyre. Autoritetet sqaruan se anija u kthye në një spital, në kohë rekord si një dhuratë për sistemin rajonal shëndetësor, i cili po lufton me një epidemi të rrezikshme si Covid-19.

 

Ora 09:42
Koronavirusi/Papa Francesku: Mos kini frikë, me solidaritet do t'ja dalim

Edhe Papa Françesku po e ndjek me shqetësim evolucionin e emergjencës nga koronavirusi.

Nga Vatikani shenjtëria e tij dëshiron të ngjallë shpresën dhe të lehtësojë dhimbjen njerëzore. Duke iu drejtuar gjithë njerëzve në mbarë botën, Papa Francesku tha se

"Unë nuk dua të bëj dallimin midis besimtarëve dhe jo-besimtarëve. Ne jemi të gjithë njerëzorë dhe njerëz në të njëjtën varkë. Njerëzimi po përjeton vuajtje të përbashkëta dhe sakrifica të përbëshkëta. Sinergjia, bashkëpunimi i ndërsjellë, ndjenja e përgjegjësisë dhe fryma e sakrificës që po gjenerohet në shumë vende, do të na ndihmojë në kapërcimin e kësaj situate”.

Papa tha gjithashtu se kjo emergjencë shëndetësore planetare duhet të karakterizohet nga ndjenja e solidaritetit dhe sakrifica duke bërë më të mirën për të tjerët.

“Kur gjithçka të mbarojë, secili nga ne duhet të pyes veten: Çfarë kam bërë për të ardhmen e njerëzimit?

"Njerëzimi është një komunitet i vetëm- tha Papa Francesku - sepse duke vepruar bashkë mund të dalim nga kjo situatë”.

Ora 09:24
Epidemia nga koronavirusi, edhe Europa Lindore nën masa izolimi

Edhe shumë vende në Europën Lindore kanë impenjuar popullsinë në masa në përshtatje të situatës së epidemisë.

Në Republikën Çeke, ndërsa në vend numri i të infektuarve është 630 ndër masat e marra nga qeveria, gjithashtu është edhe ajo e mbulimit të hundës dhe gojës, nëse nuk është e mundur me maskë, atëhere me shall.

Supermarketet kanë orare ekskluzive për të moshuarit, masë që synon mbrojtjen e tyre në mënyrë të dyfishtë: duke u garantuar furnizimin me nevoja themelore dhe shmangien e kontaktit me të rinjtë.

Kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga rasti i parë i covid-19 në Kroaci, numri i infeksioneve sot ka tejkaluar 100 raste, ka edhe një viktimë dhe 5 të shëruar.

Në Rumani, ushtria është duke ndërtuar një spitali të ri jashtë Bukureshtit. Presidenti Klaus Iohannis ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditët e ardhshme teksa në vend numërohen 277 raste infeksioni.

Hungaria ka lënë të hapur kufirin dhe korridoret humanitare me Rumaninë dhe Bullgarinë për të lejuar udhëtarët të shkojnë në punë dhe të kthehen në shtëpi nga 9 deri në 5 pasdite kurse rradhë kilometrike me kamionë janë regjistruar në kufirin midis Gjermanisë dhe Polonisë.

Ora 09:07
Koronavirusi, dyfishohet numri i të infektuarve në SHBA. Kalifornia shpall izolim për banorët. Më pak raste në korenë e Jugut

SHBA, guvernatori i Kalifornisë Gavin NeWsom urdhëroi të gjithë banorët, rreth 40 milion njerëz, të qëndrojnë në shtëpi si një mundësi për të frenuar përhapjen e shpejtë të epidemisë së koronavirusit. Bllokim lëvizje ka nga Los Angeles në San Francisko. Në SHBA, numri i infeksioneve ka tejkaluar 13 mijë, dyfishuar në vetëm 24 orët e fundit kurse numri i vdekjeve është rritur në 193.

Koreja e Jugut, rastet e reja po bien përsëri

Në Korenë e Jugut sot janë regjistruar 87 infeksione të reja. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka azhornuar bilancin sipas të cilit në vend ka 8652 të prekur nga koronavirusi dhe 94 viktima. Shkalla e vdekshm

Koronavirusi, karantinë kombëtare në Argjentinë

Presidenti Argjentinas Alberto Fernandez njoftoi mbrëmë për izolim të detyrueshëm shoqëror ​​mbarëkombëtar, në tentativë për të frenuar epideminë e koronavirusit. Respektimi i karantinës, theksoi kreu i shtetit, do të monitorohet nga policia kombëtare dhe lokale dhe forcat e armatosura. Masa e re Ii shtohet masave të tjera tashmë në fuqi si pezullimi i mësimeve deri më 31 mars, dhe detyrimi për të gjithë ata që hyjnë në Argjentinë nga jashtë për të karantinuar për 14 ditë. Në Argjentinë ka 126 të infektuar me një rritje për 31 raste në krahasim me një ditë më parë.

Koronavirusi, Brazili mbyll kufijtë për europianët dhe aziatikët

Brazili ka vendosur të ndalojë qytetarët e Evropës dhe pjesën më të madhe të Azisë që të hyjnë në vend. Masa, e cila do të jetë e efektshme nga e hëna, do të zgjasë 30 ditë dhe do të prekë shtetasit jo-brazilianë që vijnë nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, si dhe nga Kina, Japonia, Koreja e Jugut, etj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nikoll kamshi: 20/03/2020 17:46

    Më masat e marrura nga qeveria është mundur,nese i respektojmë të gjithë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja