Në mbarë globin numri i infektuarve me koronavirus arriti në 83.5 milionë raste ndërsa 1.8 milionë rezultojnë të kenë humbur jetën, që prej fillimit të pandemisë.
Shtetet e Bashkuara kryesojnë me mbi 20 milionë raste dhe me pothuajse 356,000 viktima.
India ka pothuajse 10.3 milionë raste dhe më shumë se 148.000 viktima ndërsa Brazili ka 7.6 milionë të infektuar dhe gati 195.000 viktima.
Ndërkohë që në SHBA mendohet se dyzet e dy njerëz në Virxhinian Perëndimore në vend të vaksinës antiCOVID morën një trajtimit me antitrupa.
Garda Kombëtare e Virxhinias Perëndimore tha se “të gjithë individët që morën antitrupat janë kontaktuar ose janë në proces të kontaktimit”.
42 individë thuhet se morën produktin e antitrupave Regeneron në vend të vaksinës Moderna.
“Ky produkt ishte i njëjti që iu administrua Presidentit Donald Trump kur ai u infektua,” tha në një deklaratë Dr. Clay Marsh, drejtuesi për COVID-19 në Virxhinian Perëndimore.