Qindra gra e vajza, efektive të Forcave të Armatosura janë tashmë në terren duke patrulluar zbatimin e masave të ndërmarra nga qeveria për minimizimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, teksa pasqyron punën e tyre, i falenderon vajzat dhe gratë e FA për shërbimin e tyre.
“Me qindra gra e vajza, efektive të Forcës së Armatosur janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet. Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19, duke lënë në shtëpi familjet e tyre. Faleminderit për shërbimin”, u shpreh Xhaçka.