Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të testuara rezultuan negative! Ata që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë (VIDEO)

TIRANE- Deri në këto momente në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Deri më tani janë testuar 17 raste të dyshuara, të cilët kanë rezultuar negative. Kjo ka qenë deklarata e Eugena Tominit, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik. Ajo deklaroi se personat që vijnë nga zonat e prekura nga koronavirusi dhe kanë pasur kontakte me persona me shenja të këtij virusi duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Ajo theksoi se ata që shfaqin shenja të temperaturës së lartë të telefonojnë në numrin 127 për të verifikuar simpomat dhe për të marrë udhëzime për hapa të metëjshëm.

"Gjatë ditës së djeshme janë testuar 4 raste në laboratorin e virologjisë së ISHP, të cilët kanë rezultuar negative për COVID-19. Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kinë e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 17 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID 19. Nga totali i tyre, 8 raste kanë pasur histori udhëtimi me Kinën dhe 9 raste kanë patur histori udhëtimi me Italinë. Nga survjeanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore, detare dhe tokësore rezulton se janë vlerësuar në 24 orët e fundit 3500 udhëtarë, që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimi komunitar i COVID-19. Theksojmë se aktualisht në aeroportin e Rinasit po kryhet monitorimi i temperaturës për të gjithë udhëtarët në të gjitha linjat

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që personat që vijnë nga zonat e prekura dhe kanë pasur kontakte me persona të prekur të vetëkarantinohen. Ata që kanë pasur shenja të temperaturës apo kollës të telefonojnë në numrin 127. Udhëtarët vlerësohen përmes temperaturës. Personat që janë futur në karantinë në pjesën veriore në Itali nuk dalin nga karantina. Ata që kanë temperaturë duhet të vetëkarantinohen në shtëpi dhe të marrin rekomandime. Është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi të jetë vendimtar. Bëj thirrje që gjithë udhëtarët të respektojnë masat", tha Tomini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia