Koronavirusi në Itali/ Mbi 12 mijë raste të reja në 24 orët e fundit dhe 417 viktima

Koronavirusi në Itali/ Mbi 12 mijë raste të reja në 24 orët e fundit dhe 417 viktima

Foto ilustruese

12.916 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali, pas kryerjes së 156.692 tamponëve.

Ndërkohë, 417 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 108.350, që nga fillimi i pandemisë.

19725 persona u shëruan ndërsa 462 pacientë të tjerë u shtruan në spital.

Spitalet vijojnë të jenë nën presion, ku numri i pacientëve në kujdesin intensiv ka shkuar në 3721.

Në përpjekje për të vënën nën kontroll përhapjen e COVID-19 Italia vendosi të zgjasë masat kufizuese deri në maj, ndërkohë që duke nisur nga sot, më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’u shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të ashpra.

E vetmja zonë e bardhë mbetet Sardenja, ishulli që ka arritur të mbajë nën kontroll më së miri numrin e infektimeve pavarësisht varianteve të reja.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete