Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja me koronavirus, nga 2,174 testime të kryera.

Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sakaq, mësohet se 5 qytetarë janë shëruar nga COVID në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë është 157.434.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë 460 raste aktive me koronavirus në të gjithë vendin.

Njoftimi
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.

Në total numri i rasteve aktive është 460.