Koronavirusi në Kosovë/ Shtatë raste të reja dhe një viktimë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Kosovë/ Shtatë raste të reja dhe një viktimë në 24 orët e fundit

Ambulanca infektive në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 7 raste të reja nga 1,324 testime të kryera. Mësohet se në 24 orët e fundit një qytetar ka humbur jetën si pasojë e COVID.

Kujtojmë se prej disa ditësh në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Sakaq, 26 pacientë janë shëruar ndërsa në të gjithë vendin janë 380 raste aktive me COVID.

Sa i përket vaksinimit, 1,748 doza vaksine janë dhënë gjatë 24 orëve të fundit. Që prej fillimit të fushatës së imunizimit në fund të muajit mars, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 754,429 persona, ndërkaq një dozë kanë marrë 848,452 qytetarë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë