Koronavirusi, nga 14 prilli Austria do lehtësojë masat kufizuese

Koronavirusi, nga 14 prilli Austria do lehtësojë masat kufizuese

Austria është një nga vendet e para europiane që gradualisht do çlirohet nga masat antikoronavirus.

Lajmi u njoftua nga Kancelari Sebastian Kurz në një konferencë të përbashkët shtypi me Zëvendës Kancelarin Werner Kogler.

Kurz shpjegoi megjithatë, se kufijtë mund të mbeten ende të mbyllur për një kohë të gjatë.

"Për sa kohë që nuk ka vaksinë ose ilaçe efektive, kjo sëmundje do të qëndrojë me ne për një ko9hë të gjatë. Deri atëherë nuk do të ketë liri për të udhëtuar” -  tha kancelari konservator.

Nëse kufijtë do të rihapeshin, shtoi ai, ekziston rreziku që koronavirusi të importohej përsëri.

Danimarka dhe Republika Çeke gjithashtu po diskutojnë mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese.

Sipas Kancelarit do të rihapen dyqanet e vogla (deri në 400 metra katrorë), parqet dhe çerdhet duke nisur nga data 14 prill kurse nga data 1 maj do të rihapen edhe qendrat tregtare.

Edhe restorantet, baret dhe hotelet do të rinisin biznesin e tyre nga mesi i muajit maj. Për panairet, sallat e koncerteve dhe eventet kulturore do pritet deri në fund të muajit qershor kurse detyrimi për të mbajtur maska do shtrihet jo vetëm në supermarket por edhe në transportin publik.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar disa vende që po tentojnë të heqin kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

Ghebreyesus  tha se “Vendet që nxitojnë të heqin kufizimet e karantinës të vendosura për të frenuar rrezikun e pandemisë nga Covid-19, rrezikojnë një rënie ekonomike "edhe më të rëndë dhe më të zgjatur" dhe një ‘ringjallje’ të rasteve pozitive me COVID-19.

"Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat e thella sociale dhe ekonomike të pandemisë", tha Tedros gjatë një konferencë në selinë e agjencisë në Gjenevë.

"Në fund të fundit, mënyra më e mirë për vendet për t'i dhënë fund kufizimeve dhe për të lehtësuar efektet e tyre ekonomike është sulmi ndaj koronavirusit”.


Lajmi kryesor:

Italia ende në kulmin e saj! 636 viktima në 24 orë, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 1200 viktima brenda një dite në SHBA


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'