Zbulohet në Holandë ilaçi për koronavirusin, në Itali 20603 të infektuar e 369 më shumë të shëruar

Zbulohet në Holandë ilaçi për koronavirusin, në Itali 20603 të infektuar e 369 më shumë të shëruar

Foto ilustruese

Një laborator në Holandë thotë se ka zbuluar ilaçin kundër koronavirusit! Ilaci quhet 47D11 dhe u zbulua nga shkecëtarët e universitetit të Utrechtit në Hollandë. Nga ky labarator bëhët me dije se brenda një muaji do të bëhët prova e parë.

Sipas të dhënave që vijnë nga ky laborator, është gjetur ilaci i parë që shkatërron virusin Covid 19. 

Brenda një muaji do të bëhët eksperimenti i parë te njerëzit, ndërkohë që nga provat e bëra deri tani ka rezultuar se ilaci është në gjendje të shkatërrojë virusin. 

Itali janë shëruar 158 persona më shumë në krahasim me personat e shëruar nga dje dhe janë konstatuar 122 persona pozitivë me koronavirus më pak se ditën e djeshme.

Por shifrat nuk jan aq pozitive për vdekjet, pasi janë 193 të vdekur më shumë në krahasim me ditën e djeshme.

Komisioneri I Mbrojtjes Civile në Itali Angelo Borrelli ka trasmetuar të dhënat e ditës së sotme, ku rezultojnë 20603 persona  pozitivë, 2853 më shumë.

1809 persona kanë ndërruar jetë deri tani, 368 më shumë dhe 2335 persona të shëruar, 369 më shumë.

Sipas Conte-s vëmendja më e madhe duhet të jetë në Lombardi, zona me më shumë të infektuar në Itali.

"Siguria e mjekëve dhe infermierëve është një përparësi", ka theksuar Conte.

Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana është shprehur se janë në luftë me kohën dhe se nuk kanë shtretër për të prekurit në gjendje kritike.

Plot 19 milionë maska do të mbrërrijnë në Itali nga shtete të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Spanjë/ 6300 të infektuar me COVID-19, gruaja e kryeministrit Sanchez rezultoi pozitive
1584298751_sanchez.jpg

Spanja me një popullsi prej 46.7 milionë banorë ka regjistruar më shumë se 6.300 të infektuar, si vendi i dytë më i goditur në Europë pas Italisë.

Së fundmi gruaja e kryeministrit Pedro Sánchez Begoña Gómez u testua dhe rezultoi pozitive për virusin.

Ai tha që ata të dy mbetën në rezidencën e kryeministrit në La Moncloa në Madrid dhe se ajo po bëhej mirë.

Rreth 1.800 raste të tjera janë regjistruar që nga e premtja në mbrëmje, ku më shumë në kryeqytet.

Nën një gjendje të jashtëzakonshme, Sánchez ka ndaluar qytetarët spanjollë të largohen nga shtëpia, përveç blerjes së furnizimeve thelbësore,  ilaçeve, ose për punë. 

Të gjitha muzetë, qendrat kulturore dhe vendet sportive do të mbyllen. 

Restorantet dhe kafenetë mund të bëjnë vetëm dërgesa në shtëpi. 

Shërbimet thelbësore si bankat dhe stacionet e karburanteve do të qëndrojnë të hapura. 

Shkollat ​​tashmë janë mbyllur në të gjithë vendin. 

Të shtunën, Sánchez bëri thirrje për unitet, duke i bërë thirrje të gjitha rajoneve të lënë mënjanë dallimet ideologjike dhe t'i vendosin jetën e qytetarëve në rend të parë.

 "Unë dua t'u tregoj punëtorëve, të vetëpunësuarve dhe bizneseve se qeveria e Spanjës do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të qetësuar efektet e kësaj krize" tha ai. 

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për dy javë, më shumë nëse vlerësohet e nevojshme dhe parlamenti e miraton. 

Kjo do të jetë gjendja e dytë e jashtëzakonshme në vend që prej fillimit të tranzicionit në demokraci në vitin 1975.

Ora 19:31
SHBA/ Mbi 3 mijë raste të infektuarish dhe 61 persona të vdekur nga koronavirusi

1584099927_koronavirusi.jpg

Ekzistojnë të paktën 3,010 raste të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara në 49 shtete.

Sipas CDC, ka 70 raste janë nga qytetarë të riatdhesuar. 

Në total, 61 njerëz në SHBA kanë vdekur.

Virxhinia Perëndimore mbetet i vetmi shtet që nuk ka raportuar ende një rast të koronavirusit.

Ora 19:28
Ish­-këshilltari i Komitetit të Inteligjencës, Daniel Goldman ka rezultuar pozitiv me koronavirus

1584297011_inteligjence.jpg

Daniel Goldman, ish-prokuror federal, i cili luajti një rol të madh në procedurat e fajësimit, ka dalë pozitiv për koronavirusin dhe po rikuperohet, sipas një tweet-i që postoi.

Goldman ishte këshilltar i Komitetit të Inteligjencës.

"Testi im për COVID-19 u kthye pozitiv. 

Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen. 

Do të thotë shumë për familjen time dhe mua. Unë jam pothuajse 100%. Është si gripi", tha Goldman.

Ora 15:21
Lajm i mirë! Zbulohet në Holandë ilaçi që mund koronavirusin (VIDEO)

Një laborator në Holandë thotë se ka zbuluar ilaçin kundër koronavirusit! Ilaci quhet 47D11 dhe u zbulua nga shkecëtarët e universitetit të Utrechtit në Hollandë. Nga ky labarator bëhët me dije se brenda një muaji do të bëhët prova e parë.

Një ditë pasi në Lombardi u kapërcye numri 11 mijë i të prekurve nga koronovirusi, nga Holanda vjen një lajm shumë i mire.

Sipas të dhënave që vijnë nga ky laborator, është gjetur ilaci i parë që shkatërron virusin Covid 19. 

Brenda një muaji do të bëhët eksperimenti i parë te njerëzit, ndërkohë që nga provat e bëra deri tani ka rezultuar se ilaci është në gjendje të shkatërrojë virusin. 

Ky është një rezultat i shkëlqyer shpjegon profesorja italiane Maria Rita Gismondi që drejton laboratorin e mikrobiologjisë në Milano. 

Ajo shpjegon së rruga që është ndjekur nuk është e re. Edhe në vitin 2003 në kohën që ishte përhapur Sars u përdor një metodë e tillë që dha rezultat.

Meritat e këtij zbulimi që po bën xhiron e botës në të gjithë laboratorët shkëncorë të globit, i shkon profesorit të biologjisë  Frank Grosveld dhe ekipit të tij.

I pyetur nga një revistë holandeze ai shpjegoi se bëhët fjalë për një antitrup që ne e mbanim të veçuar gati për ta përdorur kundër kësaj pandemie që është përhapur. Ky antikorp e pengon Covid 19 të infektojë dhe ndihmon për të zbuluar se ku gjendet virusi. 

Në thelb antikorpi holandez hidhet në sulm të virusit kovid 19 duke e sulmuar kur ai ndodhet përqark molekulës.

Virusi duke u ngjitur me mukozë con në vështirësi mushkëritë fakt ky që po verifikohet në masë në Itali dhe që deri tani ka shkaktuar qindra të vdekur.

Ndërkohë që edhe në Izrael po punohet në një labërator ku bëhët me dije se edhe ata janë shumë pranë zbulimit të vaksinës kundër Covid 19 dhe se brenda pak muajsh do të bëhët eksperiment te njeriu, ndërkohë që te kafshët ka dhëne rezultate shumë të mira.

Ora 13:35
Një firmë gjermane parashikon të nxjerrë në qershor vaksinë ndaj COVID-19, Trump do ta blejë vetëm për SHBA!

1581592561_koronavirusii.jpg

Presidenti i SHBA, Donald Trump po i ofron shuma të mëdha parash shkencëtarëve gjermanë që po punojnë për një vaksinë kundër virusit Corona. Ai dëshiron të ketë të drejta të drejta ekskluzive për punën e tyre, raporton gazeta gjermane Welt am Sonntag.

Një burim qeveritar gjerman i tha gazetës se Trumpi po bën gjithçka që ka në dorë për ta siguruar vaksinën "vetëm për SHBA". 

Por një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani i tha gazetës Die Welt se qeveria gjermane mendon ndryshe. "Qeveria gjermane është shumë e interesuar që zhvillimi i vaksinave dhe trajtimeve kundër virusit të ri Corona të bëhet në Gjermani dhe në Evropë". Edhe qeveria gjermane po i ofron firmës përparësi financiare.

Firma CureVac, e vendosur në jug të Gjermanië po bën kërkime për disa vaksina të mundshme, dhe dy prototipe do të zgjidhen për test. Bashkëthemeluesi i CureVac dhe shefi i sektorit të prodhimit Florian von der Mülbe i tha Reutersit se kompania shpreson ta ketë një vaksinë eksperimentale në qershor ose korrik. Pas kësaj do të merret aprovimi për ta testuar atë tek njerëzit.

Dy javë më parë, shefi i atëhershëm i bordit i CureVac, Daniel Menichella u takua në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin dhe me stafin e tij. Nëntë ditë pas takimit, më 11 mars, firma CureTec e largoi Menichellan nga posti dhe e zëvendësoi me themeluesin e kompanisë Ingmar Hoerr. 

Ora 10:08
Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Greqi

1582453901_koronavirus.jpg

Në Greqi është shënuar viktima e katërt nga koronavirusi.  Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një 53-vjeçar i cili vuante edhe nga një sëmundje tjetër, ndërsa COVID-19 i dha goditjen përfundimtare. Ai humbi jetë në një spital në Selanik.

Numri i të prekurve me koronavirus në Greqi ka shënuar rritje. Të shtunën 38 pacientë të rinj u raportuan të prekur me COVID-19 duke e çuar numrin në total në të gjithë shtetin helen në 228.

22 prej rasteve të reja nuk kanë pasur asnjë historik udhëtimi me Italinë ose vende të tjera të prekura me koronavirus. Sipas mediave, 57 pacientë ndodhen në spital, ndërsa 5 prej tyre janë në terapi intensive, gjendja e të cilëve paraqitet më rëndë.

Ndërkohë 8 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. Ministri i Shëndetësisë, Sotiri Tsiodras tha në një konferencë për shtyp se deri më tani janë kryer 3400 analiza për COVID-19.

Ora 09:37
Qeveria gjermane ndihmon kompanitë me paketë prej 500 miliardë euro, Merkel thirrje për solidaritet

1583831935_gazetarekoronavirus.jpg

Kancelarja gjermane Angele Merkel u bëri thirrje të shtunën qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin. 

"Është koha kur të gjithë  mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin“ tha ndër të tjera kancelarja, në mesazhin e saj me video, të shtunën.

"Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse  disa lidhje këto kohë do të ndërpriten. Për shembull ekspertët  na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat e nipërit. Sepse duam të sigurojmë që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital, e të mos infektohen fare“

Ajo shtoi: "Gjithkush mund të nidhmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet  shpejtësia e infektimit e të mos mbingarkohet  sistemi ynë shëndetësor"

Mbyllen shkollat

Gjermania ende nuk e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin. Por ndërkohë të gjitha landet kanë vendosur gjatë këtyre tri ditëve  t’i mbyllin shkollat duke fillaur nga dita e hënë. Për fëmijët që i kanë prindërit në profesione kritike, si policë, zjarrfikës, infermirë ose forca shpëtimi, do të vihen në dispozicion struktura kujdestarie. 

Disa lande kanë vendosur që ta kufizojnë edhe më shumë jetën publike. Kështu, për shembull, Berlini i ndalon aktivitetet me mbi 50 persona, për aktivitete me më pak njerëz organizatorët duhet të mbajnë lista me emrat e pjesëmarrësve. Lokalet duhet t’i vënë tryezat në distancë prej 1,5 metra nga njëra-tjetra. Kurse palestrat dhe pishinat, si edhe klubet, diskotekat, kinematë, do të mbyllen. 

Edhe landi I Schleswig Holsteinit dhe Landi i Zarës, ka vendosur t’i mbyllë baret, klubet, muzetë, kinematë, pishinat dhe saunat. Veç kësaj ky land ndalon vizitat nëpër sterhimoret e të moshuarve. Masa të tilla lajmërohen edhe nga Lande të tjera.

500 miliarde ndihma 

Ministria Federale e Punës u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë zgjidhje pragmatike me punëmarrësit: Home office, pra punë nga shtëpia,fleksibilitet në orarin e punës, ose t’i dërgojnë punëtorët në pushime, ose në të ashtuquajturën punë të shkurtuar. 

500 milardë euro për ekonominë krizën e virusit korona, qeveria federale gjermane dëshiron të ndihmojë kompanitë me programe kredie të pakufizuara. Këtë e thanë të premten në Berlin, Ministri i Financave, Olaf Scholz (SPD), dhe Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU). Sipas Altmaier, gjysmë trilionë euro mund të vihen në dispozicion nga Banka Shteëtrore, KfW, përmes një kornize garancie të rritur në masë të madhe. Si fillim, qeveria ka vënë në dispozicon të KfW-së 20 miliardë euro. Altmaier theksoi se "asnjë kompani e shëndetshme nuk duhet të falimentojë, e se asnjë vebd punë nuk duhet të humbasë për shkak të virusit korona."

Deutschland Berlin | Coronavirus | Kreditzusage | PK Olaf Scholz & Peter Altmaier (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Scholz tha: "Nuk ka kufi të sipërm të shumës së kredisë që KfW mund të japë". Altmaier tha se "eshtë koha për të vepruar së bashku". Scholz theksoi: "Vendi ynë po përballet me një situatë shumë të rëndë". Një ndjenjë e çuditshme  është e vetëkuptueshme. Sfidat janë të mëdha. Shkëmbimi global i mallrave është ndërprerë, shkollat janë mbyllur, panairet tregtare janë anuluar. "Kjo krizë na prek të gjithë." Scholz shtoi më tej: "Kjo është arsyeja pse ne nuk po i japim paratë me pikatore, por me derdhje.”. Në fund, kjo do t'i kushtonjë shtetit "dhjetëra miliarda", shuma e saktë nuk dihet ende.

Sipas intitutit të virologjisë në Berlin, Robert Koch, deri të shtunën në mbrëmje numri i të infektuarve me virusin korona në Gjermani ishte rritur në 3795, pra me 733, në krahasim me një ditë më parë. Tetë persona kanë vdekur si pasojë e virusit. Shumicën e rasteve të infektuara paraqiten në landin Nordrhein Westfalen, që është edhe landi me popullsi më të madhe në Gjermani.  /DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'