Koronavirusi prek edhe rajonin/ Gazetarja shqiptare në Itali për Report Tv: Flitet se është zbuluar vaksina në Romë, do testohet pas 2-3 muajsh te të moshuarit

Report Tv prej më se dy ditësh ka sjellë një panoramim të gjerë me detaje sa i përket situatës me koronavirus jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufirit. Këtë të diel, fokusi ka qenë në vendet e rajonit ku ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me Skype ose telefonike me gazetarë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, më këtë të fundit që fatmirësisht nuk është prekur ende nga kt virus vdekjeprurës.

Gazetari nga Kosova Alban Muhaxheri shprehet se mbyllja e kufijve ka sjellë pasojat e para ku furrxhinjtë janë ankuar se mielli po mbaron, duke parashikuar që ekonomia mund të shkojë deri në kolaps. Në Maqedoninë e Veriut, vihet re një ndërgjegjësim të jashtëzakonshëm të qytetarëve. Gazetari Zekerija Mexhiti tha se ka një rënie drastike të numrit të qytetarëve që lëvizin. Në Mal të Zi nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por janë marrë masat, raporton për Report Tv gazetari Ismet Kallaba.

Ndërkohë një lajm shpresdhënës vjen nga Roma, ku gazetarja shqiptare Vjollca Cumraku shprehet se në Romë është zbuluar vaksina dhe do të testohet pas 2-3 muajsh te të moshuarit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:25
Shqiptarja në Itali: Flitet se është zbuluar vaksina kundër koronavirusit në Romë, do testohet pas 2-3 muajsh te të moshuarit

1584282631_Italiii.JPG

Një lajm që ngjallë shpresë dhe optimizëm po qarkullon në Itali. Flitet se në Romë është zbuluar vaksina dhe do të testohet në 2-3 muajt e ardhshëm tek moshat e treta. Një informacion i tillë është bërë e ditur për Report Tv nga gazetarja shqiptare Vjollca Cumraku. 

"Italia është bërë një zonë e kuq në të gjitha rajonet, ky fakt ka sjellë që lëvizja e qytetarëve të jetë gjithnjë e më e paktë. Qytetarët duhet të lëvizin vetëm për arsye të domosdoshme, në farmaci apo ushqime apo për të shkuar në punë. Nëse dalin rrezikon mbi 200 euro gjoba dhe tre muaj burg. Gjetja e vaksinës një lajm shumë i mirë. Madje flitej që edhe në Romë mund të krijojnë pas 2-3 muajsh mund të dalë vaksina dhe mund të bëhet tek moshat e treta që janë më të prekura", tha Vjollca Cumraku, gazetare në Itali.

Nga ana tjetër, mbi 7000 persona janë kapur nga policia të cilët nuk kanë respektuar vëtëkarantinën në Itali, të cilët do të dënohen me gjobë nga 200 euro deri në 3 muaj burg. Një shifër e tillë u tha nga shqiptari në Itali, Eduard Kola duke cituar shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Sipas tij pritet që numri i të infektuarve të rritet në javët në vijim dhe për këtë da dy argumente.

"Janë kontrolluar 157 271 persona, mbi 7000 persona janë kapur se nuk kanë plotësuar kushte për të lëvizur. Sipas ekspertëve nuk është arritur ende piku, pritet që të arrihet në javën e dytë për dy arsye për shkak të lëvizjes të njerëzve nga veriu në jug dhe masave të vonuara të marra nga qeveria. Kemi dëgjuar raste të personave që janë prekur nga koronavirusi, kanë shkuar në spital po nuk janë shtruar se mund të kalohet në shtëpi", tha Eduard Kola.

Eduard Kola
Ora 13:44
5 të prekur me koronavirus në Kosovë/ Muhaxheri: Mbyllja e kufijve ka sjellë pasoja, furrxhinjtë po ankohen se po mbaron mielli (VIDEO)

Gazetari Alban Muhaxheri e quan të vonuar vendimin e qeverisë për të mbyllur kufijtë, si një masë parandaluese ndaj koronavirusit. Megjithatë, ai vë theksin se edhe pe e domosdoshme si masë, kjo do të sjellë pasoja, të cilat kanë filluar të ndihen që tani. Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 5 persona me koronavirus.

"Kosova deri tash ishte vendi i fundit në Europë që ishte e paprekur nga koronavirusi. Janë 5 persona të prekur, por nuk përjashtohet fakti që kjo numër të rritet. Pas një vendimi të qeverisë, që të mbyllen lokalet, ka lëvizje të pakëta. Numri i testimeve për koronavirus ka shkuar në 114. 5 prej të prekurve, 2 janë nga Italia, 3 prej tyre janë familjarë të tyre. Nuk ka vend për panik, gjithcka është mirë. Institucionet u vonuan pak me mbylljen e kufijve.  Mbyllja e kufijve ka ndikuar, furrat ankohen se mielli është në përfundim e siper dhe kjo mund të çojë në kolaps", tha Muhaxheri. 

Ora 13:36
Kallaba: Asnjë rast me Covid-19 në Mal të Zi, por qytetarët janë ndërgjegjësuar! Ekziston frika, janë reduktuar lëvizjet (VIDEO)

Mali i Zi fatmirësisht ende nuk është prekur nga Covid-19. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti optimist, siç shprehet gazetari Ismet Kallaba për Report Tv, frika ekziston tek qytetarët, të cilët janë ndërgjegjësuar duke reduktuar lëvizjet.

Ai bën me dije se qeveria atje ka vendosur mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore për dy javët në vijim. Mbyllja e kufijve po shqyrtohet edhe nga ky shtet, edhe pse duket se tashmë është izoluar sepse vendet fqinje si Shqipëria, Maqedonia e Kosova kanë mbyllur qarkullimin.

"Sa i përket situatës me virusin deri tani situata paraqitet e qetë, nuk raportohet asnjë i infektuar. Qeveria i ka marrë masat e nevojshme dhe paraprake që kanë të bëjnë me parandalimin e këtij virusi. Vendi i vetëm që nuk është prekur. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi asnjë rast. Deri tani nëse krahasojmë me atë që shohim në rajon, në Mal të Zi masat nuk janë shumë ekstreme. janë përcaktuar dy vende që do shërbejnë si karantinë, por nuk kemi zona të kuqe, por ekziston një lloj frike dhe janë ndërgjegjësuar që të vetëizolohen. Dje ka marrë vendim që të mbyllen shkollat të hënën, ndërsa lokalet, baret punojnë rregullisht. Deri tani është marrë një masë që shkollat të mbyllen për 2 javë. Në përgjithësi Mali i Zi dhe vendet e Ballkanit vuajnë nga një sistem i dobët shëndetësor, megjithatë ministria e shëndetësisë kanë inkurajuar qytetarët se janë të përgatitur. Mbyllja e kufijve ndikon, përveç efekteve ekonomike dhe sociale, për momentin efekti më i lartë është ai psikologjik", tha Kallaba.

Ora 13:27
18 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ Mexhiti për Report Tv: Rënie drastike të qytetarëve që lëvizin në rrugë! Ndërgjegjësim maksimal (VIDEO)

Koronavirusi ka mbërritur edhe në vendet fqinje duke bërë që autoritetet të marrin masat, gati drastike si Shqipëria, për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës. Gazetari Zekerija Mexhiti, tha gjatë një lidhjeje direkte për Report Tv, se numri i personave të infektuar ka shkuar në 18 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa deri tani fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë. Në kuadër të masave të marra, është vendosur mbyllja e Aeroportit të Ohrit për 14 ditët në vijim. Mexhiti ka vënë theksin se qytetarët e janë ndërgjegjësuar, ku ka pasur një rënie drastike të numrit të qytetarëve që lëvizin në rrugë.

"Janë ashpërsuar masat duke lënë të hapura vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ka ndaluar të gjithë hyrjen e shtetasve të huaj. Është bërë ndalesa edhe për dyqanet e tjera për pagesa banka, drita, ujë, online do të bëhet të gjitha. Vërehet një ndërgjegjësim të qytetarëve, nuk bëjnë lëvizje të panevojshme edhe pse këtu ende funksionojnë urbanet. Vihet re një reduktim drastik i lëvizjeve të qytetarë. Kjo është një shenjë e mirë. Deri më tani situata paraqitet në kontroll nga autoritet. Ministria e Shëndetësisë tha se ka buxhet të mjaftueshëm. Dibra në izolim, spitalet private janë paraqitur për të ndihmuar aty ku ka nevojë. Rezervat e ilaçeve akoma nuk janë hapur", tha ai për Report Tv.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë