Koronavirusi/ 197 të vdekur në Itali, mosha mesatare e viktimave 81 vjeç. Presidenti Mattarella mesazh popullit. OBSH: Virusi nuk mund të bllokohet më

Në situatën e krijuar nga emergjenca e epidemisë prej koronavirusit, Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella përmes një mesazhi drejtuar popullit tha se vendi po kalon një moment të vështirë dhe qeveria po përpiqet ta përballojë atë me transparencë. Ai falënderoi mjekët që po luftojnë në vijën e parë të frontit dhe kërkoi nga të gjithë ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe shmangien e ankthit dhe gjendjeve të pamotivuara dhe kundërproduktive. Gjithashtu Presidenti Mattarella kërkoi përgjegjësi dhe bashkëpunim institucional nga të gjithë në momentin shumë delikat në jetën e vendit. 

Sipas Instutitit të Lartë të Shëndetit, në Itali mosha mesatare e viktimave nga koronavirusi është 81 vjeç. Ata janë kryesisht burra, rreth 70% dhe në më shumë se dy të tretat e rasteve kanë patur tre ose më shumë patologji të mbartura.
14 % e viktimave kanë qenë mbi 90 vjeç, 42 % kanë qenë të grupmoshës 80-89 vjeç, 37% midis 70 dhe 79 vjeç, 9 %  midis 60 dhe 69 vjeç dhe 3% midis 50 dhe 59 vjeç.

OBSH po përgatitet për të shpallur gjendjen e pandemisë pasi sipas saj virusi nuk mund të bllokohet më. Kjo do të thotë që të gjitha shtetet do të duhet të zbatojnë direktivat e Organizatës, masa emergjence që mund të kalojnë nga ndalesa e aktiviteteve të prodhimit e deri në mbylljen e kufijve pasi ato të hartuara deri tani, në situatën e krijuar mund të shërbejnë vetëm për të minimizuar ndikimin dhe jo më për të bllokuar përhapjen e virusit, që tani konsiderohet e pamundur

Shpallja e pandemisë mund edhe të mos jetë globale dhe organizata mendo të shpallë 'shtetin pandemi', gjë e cila mund të bëhet maksimumi pas dhjetë ditësh pasi të shihet edhe përhapja e epidemisë në vendet afrikane. Aktualisht, për OBSH-në, ne jemi në fazën 5, ajo e "alarmit pandemik", kur akoma është e mundur që virusi të izolohet.

Sidoqoftë, drejtuesit e OBSH-së nuk mendojnë për një strategji univokale dhe masat në rast të një pandemie nuk do të përgjithësohen, por do të jenë në përpjesëtim me nivelin e përhapjes së epidemisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Koronavirusi/Itali, 197 viktima, 3916 të infektuar dhe 523 të shëruar

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Komisionerit Angelo Borrelli, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 197, 49 më shumë nga dje, të testuar pozitiv 3916, me një rritje prej 620 personash, dhe të shëruar 523, 109 më shumë se dje.

Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 163, konfirmojnë autoritetet nga qeveria e Boris Johnson. Shifra përfshin 147 raste në Angli, 11 në Skoci, tre në Irlandën Veriore dhe dy në Uells, teksa në vend është rregjistruar edhe vdekja e parë.

Dy persona të tjerë vdiqën për një total prej 9 personash në Francë ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 423. Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë vdiqën në Iran, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 124 kurse numri i përgjithshëm i infeksioneve tani është në 4,747.

Edhe Holanda regjistroi vdekjen e parë teksa të infektuarit nga Covid 19 është 128. Një person i pestë vdiq në Spanjë ku të prekurit nga infeksioni janë 365. Edhe Zvicra ka regjistruar viktimën e parë kurse pozitivët nga infeksioni numërohen rreth 210.

Listës së vendeve të prekura nga epidemia i është shtuar edhe Serbia, me vetëm një rast kurse Gjermania ka 482 të infektuar. Niveli i alarmit është rritur në Greqi, ku 14 raste të tjera të infeksionit që janë konfirmuar sot, e kanë çuar totalin në 45.

Ora 17:41
Koronavirusi, OBSH: Nuk ka asnjë të dhënë që do të zhduket gjatë verës

"Aktualisht nuk ka asnjë shenjë që të na thotë se gjatë verës koronavirusi do të zhduket si një grip normal", - kështu tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e përditshme për epideminë.

Ndërsa në botë po rriten me shpejtësi rastet e Covid 19, "ne vazhdojmë të rekomandojmë që të gjitha vendet të bëjnë emergjencën dhe masat shtrënguese,  përparësinë e tyre kryesore. Ne vazhdojmë të kërkojmë të gjejmë, provojmë, izolojmë dhe kurojmë çdo rast dhe gjurmojmë çdo kontakt”, - shtoi ai, - "Çdo ditë që ngadalësojmë epideminë është një ditë shtesë me të cilën qeveritë mund të përgatisin profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor për të ndjekur dhe trajtuar pacientët kurse spitalet mund të përgatiten për raste të reja", dhe nëse epidemia ngadalësohet, " ne blejmë kohë për të gjetur vaksina dhe terapi, të cilat nga ana tjetër mund të parandalojnë infeksione dhe të shpëtojnë jetë.

Ora 16:54
Koronavirusi, OBSH falënderon Italinë: Ju po reagoni energjikisht, ne jemi me ju

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus ka lavdëruar publikisht qeverinë Conte dhe Presidentin e Republikës italiane Mattarella: Në periudha të vështira, udhëheqja dhe angazhimi janë thelbësore

"Në periudha të vështira, udhëheqja dhe angazhimi janë thelbësore." Kështu shkruhet në postimin e drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka dashur të felenderojë Italinë dhe presidentin Mattarella për masat antikoronavirus.

"Qeveria italiane ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për të përmirësuar epideminë COVID19 dhe për të zbutur ndikimin e saj social dhe ekonomik", thuhet postimin në Twitter në dy gjuhë, italisht dhe anglisht, e shoqëruar nga imazhi i faqes së parë të gazetës ‘La Repubblica’. "Falënderoj Presidentin Mattarella për mesazhin e tij drejtuar kombit. Italia po reagon fuqimisht. OBSH është me ju."

Ora 16:49
Koronavirusi, australiania ‘NT News’, letra higjienike mes gazetës pas mungesës në treg

Gazeta australiane ‘NT News’, në mungesë të letrave higjenike në shitje, të ezauruara nga raftet e supermarketeve si pasojë e panikut të verbër që ka përfshirë vendin nga frika e epidemisë nga koronavirusi, në botimet e saj të 5 marsit, bashkë me faqet e gazetës ka përfshirë edhe fletë letre higjenike të formatit të madh, të cilat shoqëroheshin me shënimin: Në rast se nuk është e mundur të gjesh letra higjenike në dyqane, mund të pëdorësh këto që ne kemi shtypur dhuratë

Botuesi, Matt Williams, i tha ‘The Guardian Australia’ se gazeta po shitej shumë mirë edhe për faktin se ajo është e shoqëruar me letrat higjenike.

"Ne jemi një gazetë e njohur në të gjithë botën që i kupton nevojat e lexuesve tanë," tha ai.

Nga paniku, përpjekjet për të grumbulluar sa më shumë letër higjienike filluan këtë javë. Nuk është e qartë pse njerëzit kanë filluar të grumbullojnë sasi të mëdha të produktit, pasi nuk ka asnjë indikacion që rezervat mund të mbarojnë dhe se nevoja për letër higjienike nuk ka të ngjarë të rritet nëse koronavirusi përhapet në masë domethënëse.

Ora 14:51
'Dua të shoh perëndimin e diellit'. Një nga momentet më stimuluese në kohën e epidemisë nga koronavirusi (FOTO)

Një mjek në spitalin Renmin, në qytetin e Wuhan aty ku lindi vdekja, ka nxjerrë për pak çaste në rrugë një paciente 87 vjeçare të infektuar nga koronavirusi.

Ajo dëshironte të shikonte perëndimin e diellit pasi prej një muaji ishte shtruar me urgjencë në pavionin e pneumonisë për shkak të infeksionit dhe nuk e kishte parë për një kohë të gjatë shkëlqimin e mbrëmjes.

Dr. Liu Kai ka punuar në këtë spital për ditë me radhë për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve. Ky është ndoshta një nga momentet më të paharrueshme dhe stimuluese në epideminë e koronavirusit.

Ora 14:49
Epidemia/Alibaba, inteligjenca artificiale zbulon në 20 sekonda koronavirusin

Inteligjenca artificiale në ballë të zbulimit të rasteve të infektuar nga koronavirusi. Algoritmet e Alibaba marrin kohë vetëm 20 sekonda për të bërë përcaktuar diagnozën me saktësi 96%.

Sipas ‘Sina Tech News’ dhe media të tjera, Akademia Damo ka zhvilluar edhe algoritme që funksionojnë për të zbuluar infeksionin Sars-Cov-2

Metoda e re, e shpjeguar nga instituti kinez i kërkimit, përdor sisteme komplekse të analizave të bazuara në të dhënat e mostrave të mbi 5 mijë rasteve të konfirmuara me koronavirus. Metoda është në gjendje të dallojë, në një kohë të shkurtër dhe me një diferencë minimale gabimi rastet e Covid-19 nga ato të një pneumonie të zakonshme. Që do të thotë të shkurtohet shumë koha, duke marrë parasysh që zakonisht një mjek kërkon nga 5 deri në 15 minuta për të lexuar një skanim CT dhe për të përpunuar një diagnozë, me skanime që ndonjëherë kërkojnë më shumë se 300 imazhe.

Që nga 5 shkurti, Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez ka parashikuar përdorimin e metodës CT, përveç metodës së testit të acidit nukleik që ajo përdorë deti tani, për të siguruar një efikasitet më të mirë në zbulimin e koronavirusit.

Sistemi i ri i diagnostikimit tashmë është testuar në spitalet kineze dhe është në funksion në Qiboshan dhe në Zhengzhou, në provincën Henan. Tani pritet që sistemi Alibaba, sipas mediave aziatike, të vihet në përdorim edhe në më shumë se njëqind spitale në provincën e shpërthimit të epidemisë, në Hubei.

Ora 11:17
101-vjeçari kinez shërohet nga koronavirusi! Nuk ndali kurrë së bëri ushtrime fizike: Dua të kujdesem për gruan 92 vjeçe

101-vjeçari kinez shërohet nga koronavirusi.

"Mos u kujdesni për mua, mjekoni të tjerët”, u thoshte ai infermierëve të Spitalit të tretë në Wuhan, ku ishte shtruar në spital në muajin shkurt, menjëherë pasi ‘hodhi në erë’ njëqind e një qirinjë, - “Dua të shërohem që të kujdesem për guran time, 92 vjeçe”

Përballë statistikave, të cilat vërtetojnë se si rritet niveli i vdekshmërisë së Covid-19 tek grupmosha e tretë, gjyshi Zhou është pacienti më i vjetër në Kinë, dhe ndoshta në të gjithë botën, që u rikuperuar nga sindromi i koronavirusit.

Një shenjë që edhe mbi 80, 90 apo edhe njëqind vjeç, pneumonia e virusit të ri mund të trajtohet me sukses. Sigurisht, forma e infeksionit të Zhou ishte e butë, pak më shumë se një e ftohtë.

Gjatë trajtimeve ai ushqehej normalisht, lahej çdo ditë dhe asnjëherë nuk ndali së bëri ushtrime fizike.

Sipas të dhënave nga Qendra Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila studioi 70 mijë rastet e para të Covid-19 të regjistruara në vend, shkalla e vdekshmërisë së sëmundjes tek njerëzit mbi 80 vjeç, në shumë raste të prekur nga patologjitë e mëparshme, ishte alarmuese, 14.8%.

Ora 11:06
Koronavirusi, rasti i parë në Vatikan. Në Toskana, një foshnje 45 ditëshe e infektuar

Covid-19 në Vatikan. Nga shenjtërimi tek dezinfektimi

Asnjë vend nuk është një port e sigurt, e lëre më pastaj, ku qindra turistë kalojnë çdo ditë. Në Itali, koronavirusi pasi ka prekur thuajse gjithë rajonet, ende nuk kishte mbërritur në Vatikan dhe këtë e bëri sot në mëngjes, kur një pacient mbi të cilin ka konfidencialitet maksimal, u testua pozitiv. Nisur nga rezultati i testit, menjëherë aktivitetet u pezulluan dhe nisi dezinfektimi kurse pacienti u transportua në një spital në Romë.

Për Imzot Paul Tighe, i Këshillit të Kulturës së Vatikanit, kjo është një surprizë e keqe. "Niveli i përshkallëzimit të epidemisë është shumë shqetësues, është një situatë që po na përfshin të gjithëve, gjithë njerëzit”.

Foshnja e infektuar

Në Rajonin italian të Toskanës, u identifikua e infektuar nga koronavirusi një foshnje 45 ditëshe, kurse një fëmijë tre muajsh nga Chiusi iu shtua dt rasteve të mëparshme, dy fëmijë të tjerë të moshës 10 dhe 11 vjeç që u testuan pozitiv ditët e fundit në Toscana.

Mësuesja e infektuar në Arezzo

Një mësuese nga Arezzo u testua pozitiv për koronavirusin Covid-19 dhe për këtë arsye në Arezzo 112 nxënës u vendosën në izolim shtëpie. Gjendja shëndetësore e mësueses 51 vjeçare konsiderohet deri tani e qëndrueshme.

Ora 11:02
Trageti ‘Costa Fortuna’ i bllokuar në Phuket me 282 italianë: dyshohet për 64 të infektuar. Kaliforni, ndalohet trageti ‘Grand Princess’

Trageti ‘Grand Princess’, me mbi dy mijë pasagjerë në bord po mbahet jashtë bregdetit të San Franciskos, në Kaliforni pasi dyshohet se ka persona të infektuar nga koronavirusi.

Zyrtarët e shëndetësisë pritet të shpallin sot rezultatet e testeve të rreth 100 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, përfshirë 21 që kanë shfaqur simptoma.

Dyshimet e personelit mjekësor u shfaqën pas vdekjes së një pasagjeri 71 vjeç i cili kishte udhëtuar me tragetin e bllokuar prej datës 11 deri 21 shkurt.

Kalifornia deri më tani ka së paku 54 nga më shumë se 200 raste të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara.

Anija ‘Costa Fortuna’ bllokohet përpara brigjeve të Phuket

Një tjetër traget është bllokuar dy milje detare larg nga porti Patong në Phuket.

Mediat lokale raportojnë se në bord ka të paktën 282 italianë nga 1.631 pasagjerë dhe 984 anëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet dyshojnë se ka raste të koronavirusit, por deri tani nuk ka konfirmime dhe kapiteni i anijes ka mohuar çdo formë të infektimit. Në bord ka gjithashtu tre kinezë, dy nga Singapori, 151 shtetas francezë dhe 230 gjermanë. Informacioni fillestar zyrtar i dhënë nga ‘The Phuket Neës’  raportoi se 64 italianë janë testuar pozitivë ndaj virusit.

Ora 09:34
Koronavirusi, 12 viktima në Shtetet e Bashkuara. Infektohet deputeti në Francë. Kompanitë ajrore drejt falimentimit

Edhe pse 33 vende në botë kanë raportuar deri tani rreth 100 000 të infektuar, 115 nuk kanë raportuar asnjë rast dhe 21 vende kanë raportuar vetëm një rast.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve është rritur në 12 kurse shteti i Teksas ka regjistruar rastet e para.

Në Francë Presidenca e Asamblesë Kombëtare njoftoi se një deputet 68 vjeçar ishte testuar pozitiv nga koronavirusi dhe dyshohet se ka infektuar edhe tre deputetë të tjerë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka raportuar për 30 vdekje të tjera për nje total prej 3042 viktimash nga koronavirusi.

Koreja e Jugut ka patur 196 raste të reja infeksioni teksa totali i personave të prekur është mbi 6000 kurse numri i të vdekurve është 42.

Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha ekonomike në shumë kompani ajrore.

Ndërsa shumica e kompanive të fluturimit po raportojnë rënie të prenotimeve deri 25%, kufizimet po kthehen në goditje vdekjeprurëse edhe për kompanitë e udhëtimeve të gjunjëzuara tashmë nga epidemia. Si përgjigje, linjat ajrore po kthejnë paratë e fluturimeve të anuluara teksa efekti zinxhir ka pështjelluar situatën në rrjetin e hoteleve.

Flybe është viktima e parë ajrore - dhe ndoshta jo e fundit - e koronavirusit.

Transportuesi me kosto të ulët ka njoftuar përfundimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve. Shoqëria britanike, e cila punëson më shumë se 2,000 njerëz, i ishte afruar falimentimit në janar, por më pas ishte shpëtuar nga qeveria e Boris Johnson. Sot rënia e kërkesave i ka dhënë asaj goditjen përfundimtare. Deri tani humbjet e kompanise së fluturimit llogariten nga 63 deri në 113 miliardë dollarë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parrucjani: 07/03/2020 10:29

    As viruset nuk na bashkojn me Europen

    Përgjigju
  • Ilir: 06/03/2020 09:44

    Jo "shtetin pandemi" por gjendjen. "Stato" ne italisht ka edhe kuptimn "gjendje"... miqesisht!

    Përgjigju
    • Pjeter: 06/03/2020 12:49

      Haha Ilir,eshte beteje e humbur me mediat ne Shqiperi.Nje fjale qe e perdorin rendomt ne Shqiperi eshte "KOSHIENT".Nuk eshte e lehte ti percaktosh se ç'fare jane keta gazetaret tane,"koshiente"qe ndotin shqipen me fjale pa kuptim,apo "inkoshiente"kur shkruaj paçavure,se ndoshta ju duket vetja "trendy" me ate fjalor.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen