Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 11 të vdekur dhe 230 raste të reja, 176 të shtruar në spitale

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 11 të vdekur dhe 230 raste të reja, 176 të shtruar në spitale

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 230 rase të reja me koronavrus nga 1961 testime të kryera. Fatkeqësisht, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.  Ajo çka vihet re është rritja e numrit të vdekjeve krahasuar me ditët e fundit. Krahasuar me dje, kemi 6 viktima më shumë.

Më konkretisht bëhet fjalë për një  qytetar 51 vjeç nga Kruja, një qytetar 67 vjeç nga Vlora, një qytetar 69 vjeç nga Tirana, dy qytetarë nga 70 vjeç nga Pogradeci dhe Lushnja, një qytetar 73 vjeç nga Gramshi, dy qytetarë nga 74 vjeç nga Kavaja dhe Berati, dy qytetarë 78 vjeç nga Durrësi dhe Korça, një qytetar 79 vjeç nga Fieri. 

Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë aktualisht 8,012 raste aktive me koronavirus. Ndërsa 266 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë
Statistika (08 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          230
Të shëruar në 24 orë       266
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     11
Testime ditore                 1961

Testime totale              1,330,611
Raste pozitive                189,355
Raste të shëruara            178,377
Raste Aktive                     8012
Humbje jete                      2,966

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            4,257
Fier                 817
Shkodër          467
Durrës             430
Vlorë                446
Gjirokastër      371
Elbasan            343
Berat               306
Korçë              219
Lezhë              172
Kukës              99
Dibër                85

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre