Koronavirusi, SHBA dhe Australia mbyllin kufijtë për udhëtarët kinez, Kina zyrtare: Jeni në drejtim të kundërt me rekomandimet e OBSH

Koronavirusi, SHBA dhe Australia mbyllin kufijtë për udhëtarët kinez, Kina zyrtare: Jeni në drejtim të kundërt me rekomandimet e OBSH

1580609350_Screenshot6.jpg

Ndërsa ende po punohet për gjetjen e një kure nga virusi vdekjeprurës, SHBA dhe Australia kanë mbyllur kufijtë e tyre për të mbërriturit nga Kina. Zyrtarë të dy vendeve thanë se do të mohojnë hyrjen për të gjithë vizitorët e huaj që kishin qenë në Kinë që nga dhjetori, koha që është shfaqur virusi për herë të pare.

Vendimi vjen në një kohë kur zyrtarët globalë të shëndetësisë kanë këshilluar të mos merren masa të tilla.Më herët, vendet si Rusia, Japonia, Pakistani dhe Italia njoftuan kufizime të ngjashme të udhëtimit.

"Kufizimet e udhëtimit mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa mirë duke penguar shpërndarjen e informacionit, zinxhirët e furnizimit mjekësor dhe duke dëmtuar ekonomitë", tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) këtë të premte.

OBSH rekomandon paraqitjen e kontrollit në vendkalimet zyrtare të kufirit. Ajo ka paralajmëruar se mbyllja e kufijve mund të përshpejtojë përhapjen e virusit, me udhëtarët që hyjnë në këto vende jozyrtarisht.

Kina ka kritikuar valën e kufizimeve të udhëtimit, duke akuzuar qeveritë e huaja se injorojnë këshillat zyrtare.

"Ashtu siç OBSH rekomandoi kundër kufizimeve të udhëtimit, SHBA nxituan në drejtim të kundërt," tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Hua Chunying, teksa shton se: " Padyshim që ky nuk është një gjest i vullnetit të mirë."


Lajmi kryesor:

Virusi kinez merr 305 jetë! Shënohet viktima e parë jashtë Kinës, rreth 15 mijë të prekur


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja