Koronavirusi/ SHBA kalon edhe Italinë, bëhet vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19 në botë

Koronavirusi/ SHBA kalon edhe Italinë, bëhet vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19 në botë

Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi nga çdo vend tjetër në botë, me me 18,860 raste, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Numri i viktimave në SHBA e kaloi atë të Italisë që bazuar tek të njëjtat të dhëna ka 18,849 të vdekur.

Shtetet e Bashkuara janë tani pika e nxehtë e botës përsa i takon koronavirusit, me mbi 503 mijë raste nga mbi 1.7 milionë infektime në gjithë botën. Ato pasohen nga Spanja me mbi 161 mijë dhe Italia me mbi 147 mijë.

E premtja ishte dita më vdekjeprurëse nga virusi në Shtetet e Bashkuara, mbi 2,100 viktima.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se numri zyrtar i viktimave në SHBA nuk është i plotë, pasi merr parasysh vetëm viktimat e konfirmuara nga provat laboratorike.

Në Nju Jork epiqendra e pandemisë në SHBA, numri i vdekjeve u rrit me 777 duke e çuar totalin në më shumë se 7.800. Por zyrtarët e shtetit thanë që numri i pacientëve në pavionet e kujdesit intensiv ka pësuar rënie për herë të parë që nga mesi i mujait marsit dhe po kështu edhe numri i atyre që shtrohen në spitale. Nju Jorku regjistroi 290 pacientë të rinj brenda një dite të vetme, krahasuar me rritjen e përditshme prej më shumë se 1 mijë javën e kaluar.

Guvernatori Andrew Cuomo tha nëse kjo prirje vazhdon, New York mund të mos ketë nevojë për objekte të tjera spitalore që zyrtarët po përpiqeshin t’i ndërtonin.

Një ditë më parë Presidenti Donald Trump tha se ai nuk do të heqë masat kufizuese, derisa të krijohen kushte të sigurta, por njoftoi një grup pune që do të shërbejë siç tha për hapjen e vendit. Ai shtoi se dëshiron që vendi të hapet sa më shpejt të jetë e mundur./VOA

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA emigrant: 12/04/2020 12:56

    Vetem 24 oret e fundit Kane humbur betejen vetem 768 persona ne USA mendoni qe Populli I eshte mbi 350 miljon njerez kater here me e MADHE se italija NE NYC NUK KA MASA KUFIZUESE TE POPULLATES SI NESHQIPERI NJEREZIT RESPEKTOJNE DISTANCEN PREJ 2metrash dhe PERDORIN MASKE KUR DALIN JASHTE KURBA ESHTE NE RENJE

    Përgjigju
  • Lui: 12/04/2020 09:27

    Degjoj shpesh neper lajme qe SHBA kaloi Italine apo Spanjen. beni dhe nje vleresim te vogel. Nga vete emri SHBA, do te thote Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Dmth jane shume shtete. Dhe nuk mund ta krahasosh vetem me nje shtet ne Europe. Here tjeter beni krahasim shteti i New York- ut me Italine. Sepse SHBA perbehet nga 52 shtete..

    Përgjigju
    • Lui: 12/04/2020 18:31

      O Erion, ca lidhje ka pasaporta? A eshte e vertete qe USA ka 52 shtete? Nese do ishte nje shtet i vetem nuk do kishte edhe ligje te ndryshme neper shtete te ndryshme. Si psh ne Colorado eshte i legalizuar hashashi, ne shume shtete te tjera jo. Ne Texas eshte denimi me vdekje, ne shume shtete te tjera jo. Pse keshtu?! A nuk kane te njejten pasaporte ne Colorado, Texas, New York, California, Florida etj..?!

    • Erion: 12/04/2020 15:49

      Dmth ata kan 52 pasaporta? Apo 1 te vetme amerikane?

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Nallbati me karrige në dorë: 'Flisni ju për ligj që keni përdhunuar Kushtetutën, edhe këto i vodhët?!' Gogu: Zjarri ka ndodhur këtu dhe në Rajshtag!

Nallbati me karrige në dorë: 'Flisni ju për ligj që keni përdhunuar Kushtetutën, edhe këto i vodhët?!' Gogu: Zjarri ka ndodhur këtu dhe në Rajshtag!