Për shkak të gjendjes së emergjencës që ka shkaktuar koronavirusi në Maqedoninë e Veriut janë shtyrë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parashikuara të mbaheshin më 12 prill.
Ky vendim u mor pas takimit të sotëm mes presidentit Stevo Pendarovski me kryetarëve të gjithë partive politike në vend.
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se në situatën e krijuar është e pamundur mbajtja e zgjedhjeve dhe se siguria e qytetarëve ishte parësore. Ai shtoi se Presidenti tashmë me anë të ekspertëve duhet të gjejë formulën juridike për anulimin e zgjedhjeve deri në qetësimin e situatës.
“Shëndeti dhe siguria e qytetarëve nuk kanë çmim. Në këtë takim vendosem se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Apeloj edhe njëherë që të gjithë t’i qasen me seriozitet situatës dhe të zbatojnë rekomandimet e qeverisë. Sot i dhamë të drejtë Presidentit të Shtetit për thirrjen e ekspertëve dhe gjetjen e formulës juridike për anulimin e zgjedhjeve deri sa të qetësohet situata”, tha Zaev.
Formulën juridike për shtyrjen e zgjedhjeve nga Presidenti e theksoi edhe përfaqësuesi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili shtoi se siguria dhe shëndeti i qytetarëve është e rëndësisë së parë.
“Kemi konstatim të përbashkët se zgjedhjet do të duhet të anulohen sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Mënyrën se si do të implementohet ky vendim politik mbetet presidenti së bashku me ekspertët të vendosë në orët dhe ditët në vazhdim,” tha Osmani.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.3%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut
30 Dhjetor 2024, 18:52
-
'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale
29 Dhjetor 2024, 20:40
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Shaban Murati: Çfarë populli jemi?
12 Dhjetor 2024, 16:07
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
10 Dhjetor 2024, 15:55
-
SHBA e shpalli ‘non grata’, reagon Artan Grubi: Jetën publike ia kam kushtuar vlerave perëndimore dhe vendit, angazhim për ta zbardhur çështjen
9 Dhjetor 2024, 22:11
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor 2024, 20:52