Koronavirusi, Tomini: Po shqyrtohet ende vendimi për lokalet në bllok! U rrit numri i të infektuarve për 100 mijë banorë! Pas spitaleve COVID, hapim rajonalët

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka detyruar autoritetet vendase që të ndërmarrë hapa të tjerë drejt parandalimit të përhapjes së saj. Ndërkohë që dje u komunikua se po shqyrtohet mbyllja e bareve në zonën e ish-bllokut, drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini tha se janë shumë indikatorë që do të çojnë në këtë vendim.

"Realisht vlerësimi i sipërfaqeve gjeografike dhe grumbullimit të moshave të reja ka qenë në fokusin e specialistëve. Blloku është epiqendra ku jemi fokusuar ku grumbullimet janë shumë të mëdha. Popullata e grupmoshës 20-25 vjeç. Është i fokusuar në këtë grupmoshë. Grupmosha e re është shumë aktive gjatë këtyre orëve. Pavarësisht se pube-t janë të mbyllura, të rinjtë vijojnë që të mblidhen" - tha Tomini.

VIDEO/Intervista e plotë

Në një intervistë për Report Tv, Tomini deklaroi se rritja e numrit të rasteve për 100 mijë banorë ka pësuar rritje në 131 gjatë 2 javëve të fundit. Kjo i ka shtyrë ata që të vendosin fillimin e mësimit online.

"Janë monitoruar disa indikatorë. Numri i rasteve që janë në reaminacion. Këto faktor janë vlerësuar dhe monitoruar. Shqipëria ka 131 raste për 100 mijë banorë. Është një incidentë e lartë në 2 javët e fundit. Kjo i shtyu që të vendosin dhe fillimin e mësimit online në universitete. Duke pasur parasysh që studentët kryejnë grumbullime masive, jo vetëm  në leksione. Të gjithë këta elementë bën që komiteti të monitorojë situatën" - tha Tomini.

Me rritjen e numrit të të infektuarve, normalisht është rritur dhe numri i të shtruarve në spitale. Tomini deklaroi se me plotësimin e kapaciteteve të spitaleve COVID, atëherë do të përdoren dhe spitalet rajonalë.

"Skenarët janë aktualisht të hedhur në letër dhe të gatshëm për tu aktivizuar. COVID 3 është gati për tu vendosur në dispozicion. Kemi dhe spitalin COVID 4 si dhe disa qendra shëndetësore të tjera rajonale. Jo vetëm 4 spitalet COVID por do të progresojnë dhe në shtrimin në spitalet rajonale. Për tiu thënë të drejtën, që është ekzaminuar grupmosha e fëmijëve dhe incidenti nuk është shumë i lartë. Nuk kemi pasur shpërthime masive. Nuk e kemi diskutuar faktin duke pasur një numër të ulët të të infektuarve në sistemin parauniversitar. Të gjithë e kemi parë që është një sensibilizim i ndjeshëm. Është shumë e rëndësishme të themi se pavarësisht se ne e mbajmë maskën, është e rëndësishme dhe mënyra e mbajtjes së maskës. Janë disa elementë që duken shumë të vegjël, por që duhen respektuar më shumë." - tha shefja e epidemiologjisë në IShP.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e shtune: 31/10/2020 08:56

    po shifrat ne doren e juaj jane,ju i rrisni ju i ulni,ju ju ju juuuu,ha ha ha. pune te mbare gazetar te dashur,nuk ju ve shume faj sepse edhe koleget e juaj neper bote me te njejten dallavere merren

    Përgjigju
  • E dritet: 30/10/2020 19:39

    Baret i shqyrtoni shkollen e mbyllet. E ndtitet mos e luaj me. Pini sacre doni vetem shkolle jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja