Presidenti Donald Trump ka thënë se plani i tij për të ndaluar emigracionin në SHBA do të zgjasë 60 ditë dhe do të zbatohet vetëm për ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm. Masa ka për qëllim të kufizojë konkurencën për vendet e punës në një ekonomi të goditur rëndë nga COVID-19.
Përmes një postimi në Twitter një ditë pas njoftimit të vendimit, Trump tha se "masa do të mbronte punët e amerikanëve gjatë krizës së koronavirusit". Vendimi nuk do të ndikonte në vizat e përkohshme për punëtorët.
Kritikët thonë se përmes vendimit, Presidenti amerikan po përpiqet të largojë vëmendjen nga përgjigja e tij me vonesë ndaj virusit, gjë që ka shkaktuar deri tani afro 45,000 vdekje.
Demokratët akuzojnë gjithashtu administratën Trump se përdori pandeminë për të goditur emigracionin. Sipas tyre çështja ka qenë tradicionalisht një temë fushate për zotin Trump..
Në një konferencë për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se urdhri për ekzekutimin e vendimit ka të ngjarë të nënshkruhet gjatë ditës së sotme. Ndalimi mund të zgjatet "shumë më tepër" në varësi të mënyrës se si do të procedojë ekonomia, tha ai.
Menjëherë pas zotimit të tij për pezullimin e "të gjithë emigracionit në SHBA" të hënën në mbrëmje, Trump me sa duket ka ndryshuar planin e tij origjinal që thuhet se përfshinte emigrantë si punëtorë të fermave por edhe punonjës të teknologjisë së lartë me viza speciale pas reagimit të shpejtë nga disa drejtues të biznesit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.1%
-
Pak
9.8%
-
Aspak
73.2%
Vota total: 123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Trump: Bllokimi i urdhrit për mosmarrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet
24 Janar, 16:33
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Të lidhur me zinxhirë, njëri pas tjetrit! Shtëpia e Bardhë poston foto të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24 Janar, 15:24
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit
24 Janar, 13:35
-
NBA/ Lakers leksion kampionëve të Celtics, Jokic fenomenal te Denver! Fitojnë Bucks e Warriors
24 Janar, 10:38
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
Demokracia fund, turp!
Përgjigju