Koronavirusi ul kurbën e lumturisë, dita më e trishtuar në botë ishte 12 Marsi, Hedonometri: Tani gjërat duken pak më mirë

Koronavirusi ul kurbën e lumturisë, dita më e trishtuar në botë ishte 12 Marsi, Hedonometri: Tani gjërat duken pak më mirë

Koronavirusi ka vrarë mbi 277 mijë njerëz në të gjithë botën duke hapur një plagë të madhe. Por jo vetëm. Ai ka ndikuar gjithashtu në lumturinë tonë dhe dukë shtyrë miliona njerëz në depresion.

Dita më e trishtuar për planetin? Një ditë më shumë se dy muaj më parë, 12 Mars 2020. Universiteti i Vermontit, në Shtetet e Bashkuara, vlerëson gjendjen shpirtërore të botës çdo ditë, falë Hedonometrit të tij. Termometri i lumturisë njerëzore funksionon në këte mënyrë.

Falë inteligjencës artificiale, Hedonometri ekzaminon 10 përqind të 500 milion mesazheve që njerëzit shkëmbejnë përmes Tëitter çdo ditë. Ato janë mesazhe, të gjitha në anglisht, të cilat Hedonometer i klasifikon më pas në kuptimin dhe tonin e tyre.

Hedonometri është shumë i kujdesshëm në këtë "provim". Për më tepër, Hedonometri ka 5000 fjalë - 5000 fjalë kyçe - të afta për të zbuluar ndjenjat më të thella të njerëzve.

Pas këtij "hetimi" Hedonometri cakton një notë për gjendjen shpirtërore të njerëzve. Dhe nota më e ulët në muajt e fundit vjen në 12 Mars 2020, kur indeksi global i lumturisë prek një nivel kritik prej 5.71 pikë nga dhjetë maksimalja.

Studiuesit e Universitetit të Vermontit, të gjithë të angazhuar në Laboratorin e Historisë Kompjuterike, përpiqen të kuptojnë pse kulmi i shqetësimit dhe i trishtimit, është më 12 Mars 2020.

Mesazhet në Tëitter zbulojnë se njerëzit, vetëm atë ditë, i kanë kuptuar dimensionet globale të problemit. Pandemia prej koronavirusit nuk është një kërcënim vetëm për Kinën, për Evropën, për Italinë. Eshtë një plagë planetare që po prek pothuajse çdo vend, madje edhe më të pasurit dhe më të organizuarit.

Më 12 mars aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Ëilson deklaruan se ishin testuar pozitiv nga infeksioni i koronavirusit. Covid-19 nuk i kushton rëndësi apo vëmendje famës ose pasurisë së njerëzve. Ai thjesht infekton.

Po më 12 mars lajmet që qarkullonin mbi sportin në Shtetet e Bashkuara vepruan si  përshpejtues i trishtimit. Sezoni i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit (NBA) më 12 mars u pezullua.

Por tani gjërat duket se po shkojnë pak më mirë. Të dhënat më të fundit në dispozicion nga Universiteti i Vermontit, që kanë të bëjnë me datën 10 maj 2020, përcaktojnë indeksin e lumturisë me notën 5.96.

Studiuesit e Universitetit e shpjegojnë këtë ngritjen sado të vogël me uljen e numrit të vdekjeve në botë dhe lehtësimin e masave të izolimit që sjellin shpresë

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj

Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj