Zyrtari kryesor i qeverisë amerikane, përgjegjës edhe për mbikëqyrjen e testimit të COVID-19, Brett Giroir është shprehur se testimet në masë janë tepër të nevojshme para se të bëhet rihapja e vendit deri në maj dhe Presidenti Trump të rekomandojë heqjen e një pjese të udhëzimeve për distancimin shoqëror.

Në një intervisë për media këtë të shtunë, ndihmësi sekretar i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Giroir përshkroi katër diagnostikimet e nevojshme që duheshin marrë para lehtësimit të kufizimeve për distancimin social.

"Suveim për të kapur në kohë shpërthimet e reja; testimi i personave që kanë simptoma specifike; gjurmimi i kontaktit për rastet e konfirmuara; dhe testimi i antitrupave për të ditur se kush është shëruar nga virusi," që ai tha se është javë larg.

Giroir tha që administrata ka vijuar përpjekjet përmes bisedimeve intensive për shtimin e pakicave te vendit në listën e përparësive.

“Mendimi im është që ne ndoshta duhet të jemi më të qartë për pakicat. Ata duhet të kenë një përparësi e lartë, sepse ata mund të mos e dinë se kanë hipertension ose diabeti apo gjëra të tjera", tha ai.

Një test që bëhet përmes shpimit të gishtit për të identifikuar njerëzit që kanë pasur koronavirus do të jetë i disponueshëm gjatë javëve, tha Giroir.