Koronavirusi/Ekspertët: Tepër vonë për të ndaluar përhapjen e infeksionit të 'Zombieland'

Koronavirusi/Ekspertët: Tepër vonë për të ndaluar përhapjen e infeksionit të 'Zombieland'

Ekspertët kanë frikë se është tepër vonë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës pasi rreth 5 milion njerëz u larguan nga Wuhan, epiqëndra ku shpërtheu epidemia, përpara se të vendosjes bllokimi i daljes së qytetarëve.

Miliona njerëz u larguan nga Wuhan - tani me nofkën ‘zombieland’,  me autobusë, trena dhe aeroplanë shumë kohë përpara përhapjes së ljamit për virusin e ri

Sipas ‘Associated Press’, gjithsesi pas bllokimit të qytetit, gati 70% e pesë milion mbetën në provincën e Hubei, të tjerët u drejtuan për në krahinat fqinje Henan, Hunan, Anhui dhe Jiangxi. Megjithatë, disa e kanë lënë Kinën, me shumë mundësi duke përhapur nëpër botë infeksionin. 10 destinacionet më të mundshme globale ku kanë zbarkuar janë Tajlanda, Japonia, Hong Kongu, Tajvani, Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Malajzia, Singapori, Vietnami dhe Australia.

"Është shumë vonë", tha Jin Dong-Yan, një virolog molekular në Shkollën e Shkencave Biomjekësore të Universitetit të Hong Kongut. "Pesë milion kanë dale jashtë Wuhan. Kjo është një sfidë e madhe për botën”.


Lajmi kryesor:

Bilanc lufte në Kinë ai i epidemisë prej koronavirusit, 910 viktima, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40,000 (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para