Këshilltari për Mirëqenie i Rajonit të Lombardisë Giulio Gallera, tha se "Të gjitha të dhënat tregojnë se ka një zhvillim pozitiv të infeksionit në zonat e para të shpallura të kuqe dhe autoritetet po vërejnë ulje të numrit të të infektuarve. Kjo do të thotë se masat e marra kanë dhënë rezultate”.
Gallera tha gjithashtu se "Nga të dhënat që kemi, del se vetëm 35% e të infektuarve janë nën moshën 65 vjeç".
"40-vjeçarët dhe 50-vjeçarët sot janë në gjendje t'i shpëtojnë infeksionit të rëndë sepse ata kanë një fizik që i përgjigjet më mirë sëmundjes”.
Pasi dje qeveria italiane vendosi të zgjerojë zonën e kuqe në tërë Lombardinë dhe 14 provinca të tjera të shpërndara midis Piemonte, Emilia Romagna, Veneto dhe Marche, një masë që prek rreth 16 milion njerëz, ekspertët e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisë, ndërkohë janë duke punuar për të parashikuar se si do të shkojë kurba në grafikun e epidemisë.
Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro, tha se askush nuk ka një 'Sferë kristali' por sipas ekspertve gjatë kësaj jave do të ketë një rritje të fortë të numrit të të infektuarve dhe viktimave. Po sipas modeleve të parashikimit, në tetë ditët e ardhshme Italia mund të prekë majën e epidemisë, pas së cilës kurba e infeksionit do fillojë të ulet, gjithnjë nëse njerëzit i përmbahen dispozitave të qeverisë dhe shkencëtarëve, gjë që do të thotë ndjenjë përgjegjësie, heqje dorë nga zakonet e vjetra dhe përshtatje me një stil të ri jetese. Kjo është arsyeja pse qeveria ka ngritur tonin e komunikimit në dy ditët e fundit duke thënë se kush shkel masat e vendosura në rajonet veriore që synojnë ndalimin e përhapjes së infeksionit, rrezikon arrestimin.
Lajmi kryesor:
E gjithë Italia në karantinë nga koronavirusi/ Conte: Zgjerohet kufizimi i qarkullimit në gjithë territorin! Ndalet Serie A
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39