Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier i përgatit moralisht qytetarët e tij për edhe disa javë të vështira për shkak të krizës së pandemisë nga koronavirusi.
Mbani distancë "është urdhëresa e orës që troket" - dhe kjo orë nuk zgjat 60 minuta, por "me gjasë disa javë", tha Steinmeier në mesazhin e tij të dytë dytë drejtuar qytetarëve.
"Të heqësh dorë nga jeta sociale është e vështirë për secilin, edhe për mua. Megjithatë vetëm heqja dorë prej kontakteve mes njëri tjetrit mund të parandalojë, humbjen përgjithmonë të më të dashurve tanë",- tërhoqi vëmendjen Steinmeier.
Në fjalimin e tij Steinmeier theksoi, se tani është i rëndësishëm në këtë kohë solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
"Virusi nuk ka nënshtetësi dhe vuajtja nuk ndalet prej kufijve. Por ne duhet ta minimizojmë atë sa të jetë e mundur."
Steinmeier iu referua ndër të tjera bashkëpunimit ndërkufitar në kërkim të një vaksine dhe terapive kundër koronavirusit.
"Le të koordinojmë në mbarë botën të gjitha dijen dhe përvojat, të gjithë kreativitetin dhe energjinë! Ky është apeli im". Këtu i var shpresat unë." - tha presidenti gjerman
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka komunikuar me qytetarët gjermanë nga karantina e saj.
Në një komunikim online, kancelarja shprehet se deri tani nuk dihet se kur do përfundojë izolimi por shton se shifrat e deritanishme nuk i japin arsye Gjermanisë për të lehtësuar masat.
Merkel theksoi se shifrat e të prekurve në Gjermani dyfishohen çdo 5 ditë e gjysëm.
Deri më tani Gjermani ka mbi 54 mijë të infektuar dhe në rang botëror kap vendin e pestë. Vendi ka pak viktima në krahasim me vendet e tjera të mëdha, por edhe pak të rekurperuar.
Lajmi kryesor: