Nuk ka ndeshje futbolli me dyer të mbyllura.
Për të shmangur dëmtimin e imazhit në të gjithë botën (përveç dëmtimit ekonomik), Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të shtyjë për në 13 maj zhvillimin e pesë ndeshjeve të Serisë A të planifikuara fillimisht pa spektatorë.
Udinez-Fiorentina ishte caktuar për tu luajtur sot (në orën 18:00), nesër Milan-Genova, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia dhe në mbrëmje Juve-Inter.
Garat e tjera këtë fundjavë do të zhvillohen rregullisht dhe me dyer të hapura.
Për këtë arsye finalja e Kupës së Italisë, e caktuar më herët që të luhet më 13 maj, tani është vendosur të shtyhet me shtatë ditë, pra të luhet me 20 maj.
Jo vetëm java e 25 e Seria A është shtyrë pasi edhe fundjavën e kaluar katër ndeshje të ditës së dielë u shtynë për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit. Një ndër to ishte edhe sfida Inter-Sanpdoria, çka bën që zikaltërit deri më tani të kenë dy ndeshje të shtyrë.
Për t’ju rikthyer supersfidës Juventus-Inter që ishte vendosur të luhej më 1 mars vlen të theksohet se ajo pritej të vendoste shumë në luftën për titull kampion. Dy skuadrat në tabelën e klasifikimit i ndajnë gjashtë pikë, por Inter ka një ndeshje më pak. Tani të gjithë janë kurioz për 13 maj, nëse kjo ndeshje do të jetë ajo që do të vendosë kampionatin.

Komente









