
‘USNS Comfort’, anija ushtarake spitalore e dërguar nga Donald Trump në mbështetje të operacioneve për të luftuar përhapjen e pandemisë nga koronavirusi që po përhapet me egërsi ka mbërritur në ujrat e Neë York-ut.
Stafi i anijes përbëhet kryesisht nga trupa që i përkasin Korpusit Mjekësor dhe Stomatologjik, me mjekë dhe infermierë.
‘USNS Comfort’ ka 1000 shtretër spitalorë.
Pasi kaloi në ‘New York City Harbour’, ajo u fut në anën perëndimore të Manhattanit dhe do mbetet e ankoruar atje gjatë gjithë kohëzgjatjes së emergjencës shëndetësore.
Të shtunën nga stacioni Detar Norfolk, në Virxhinia, gjatë një ceremonie, presidenti Donald Trump u shpreh se: Ne jemi në luftë kundër një armiku të padukshëm. Kjo anije është një mesazh shprese dhe solidariteti.
Lajmi kryesor:
Ulen shifrat e të prekurve, rritet numri i viktimave, rekord të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali nga koronavirusi







