PRISHTINE - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti drejtorin e Programit të Korpusit të Paqes për Kosovë, Stephen Kutzy.
Ministri Hoxhaj e falënderoi Kutzy për themelimin e këtij programi vullnetarësh të cilët janë të dedikuar në ndihmën e tyre komunitare, në ndërtimin e urave ndërmjet komuniteteve, trajnime në nivel lokal, transferim të njohurive, projekte shkollore si dhe mbështetje ndërkulturore.
Duke folur për rëndësinë e misionit dhe rolin e kësaj agjencie të Qeverisë Federale të shtetit amerikan që tashmë funksionon edhe në Kosovë, ministri Hoxhaj ka vlerësuar lartë gatishmërinë e vullnetarëve të Korpusit të Paqes për qenë pjesë e ndërtimit të miqësisë dhe paqes gjithandej nëpër botë.
Nga ana tjetër, drejtori i Programit të Korpusit të Paqes për Kosovë, Stephen Kutzy, ka shprehur vullnetin e kësaj agjencie për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kosovare me qëllim të realizimit të misionit që ka, siç është bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës, ambientit dhe zhvillimit të përgjithshëm.
Drejtori Kutzy e informoi ministrin Hoxhaj për qëllimet e tyre si dhe njoftoi që në vitin 2015 në Kosovë do të jenë mbi 70 vullnetarë që do të qëndrojnë nëpër disa komuna në Kosovë. Korpusi i Paqes u hap në Kosovë më 9 shtator 2013, duke përfshirë Kosovën në programin e tyre global prej 140 vendeve të botës.
Në kuadër të marrëveshjes me Korpusin e Paqes, e cila është një platformë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, Republika e Kosovës ka pranuar vullnetarë nga SHBA-të për të punuar së bashku me qytetarët kosovarë si dhe për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri në fusha të ndryshme.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com