Korrektimi i sistemit, ndahen
aleatët e socialistëve

Korrektimi i sistemit, ndahen<br />aleatët e socialistëve
TIRANË - Aletatët e Partisë Socialiste mbështesin me rezerva propozimin për korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor. Disa prej tyre nuk e cilësojnë atë si kusht për reformën. Por, për disa të tjerë kjo pikë ka shumë peshë në reformën zgjedhore.
Korrektimi është diskutuar në takimin që kryesocialisti Edi Rama ka patur sot me aleatët: Milo, Gjinushi, Ngjela. Pas takimit koordinatori i opozitës Prec Zogaj tha se korrektimi i sistemit lë një pikëpyetje të madhe.

“Korrektimi proporcional është një kërkesë, por nuk mund të themi se e gjithë reforma përmblidhet në këtë pikë. Janë disa pika që ne i kemi bërë të njohura përgjatë komunikimeve që kemi patur me shtypin. Dhe nuk mund të them se mosgjetja e gjuhës për këtë pikëe con në dështim reformën zgjedhore. Natyrisht që le një pikëpyetje të madhe”, tha ai.

Ndërsa për kreu e PDS, Paskal Milo korrektimi i sistmit ka shumë rëndësi.

“Për kohë është evidentuar që ka një shkelje të së drejtës Kushtetuese që ka të bëjë me barazinë e votës, atëherë nevojitet një vullnët politik me qëllim që ky gabim që është bërë në të kaluarën, të korrigjohet sa më shpejt dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përndryshe ka rrezik dhe këtë mos e merrni si kërcënim, që procesi i reformës zgjedhore të bllokohet”, tha Milo.

FINANCIMI I PARTIVE
Burimet brenda takimit thanë për Shqiptarja.com se një çështje e diskutuar ka qenë edhe konsensusi për financimin e partive politike. Pjesëmarrësit në takim kanë mbështetur ndarjen e financimit electoral sipas numrit të votave të marra nga partitë në zgjedhje dhe jo sipas mandateve që fiton sejcila prej tyre.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse