Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka reaguar sërish për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi. Merkel ka thënë se një marrëveshje e tillë do të kishte pasoja në vendet e tjera të rajonit
Deklaratat u bënë pas një takimi me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, i cili gjithashtu u shpreh kundër një korrigjimi kufijsh Kosovë-Serbi, shkruan “Zëri i Amerikës”.
Merkel foli të hënën me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin diskutoi këtë çështje, ku mes të tjerash tha: "I mbështesim përpjekjet për një zgjidhje të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por e cila ka parasysh tërësinë tokësore".
Prej një muaji, i gjithë rajoni është përfshirë në debatin nëse do të ketë një korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti kosovar Hashim Thaçi, ishte i pari që hodhi idenë e një korrigjimi kufijsh, ndërkohë që të dielën, ai bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kërkuan nnë një forum në Austri mbështjen nga ndërkombëtarët nëse arrihet një marrëveshje, cilado qoftë ajo.