Korrupsion e shpërdorim detyre, arrest shtëpie për dy policët e Elbasanit (EMRAT)

Korrupsion e shpërdorim detyre, arrest shtëpie për dy policët e Elbasanit (EMRAT)

Policia e Elbasanit

ELBASAN- Dy policë në Elbasan janë arrestuar me urdhër të AMP, pasi akuzohen për dy vepra penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’. Ndaj dy policëve, Nertil Xhemalaj dhe Eraldi Koprencka, është caktuar masa e arrestit në shtëpi me vendim të Gjykatës së Elbasanit.

AMP njofton se hetimi ndaj policëve ka nisur që në vitin 2014 dhe masa e arrestit në shtëpi u caktua nga Gjykata e Elbasanit pasi u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues "Arrest në shtëpi" për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Inspektor Nertil Xhemalaj, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Inspektor Eraldi Koprencka, me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan.

Vendimi i Gjykatës erdhi në bazë të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara të AMP nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës”, njofton AMP.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Elbasan, i mori 40 mijë një fermeri për të blerje bagëtish dhe u zhduk, në pranga 34-vjeçari

Elbasan, i mori 40 mijë një fermeri për të blerje bagëtish dhe u zhduk, në pranga 34-vjeçari